Policia e Elbasanit

Kronikë

SPAK nën hetim dy ish-zyrtarë të Policisë së Elbasanit, njëri bashkëpunoi me një grup kriminal ndërsa tjetri 'shpërdorim detyre'

11 Tetor 2021, 12:31| Përditesimi: 11 Tetor 2021, 12:36

  • Share

Dy ish-zyrtarë të drejtorisë vendore të policisë në Elbasan, të cilët tashmë punojnë në drejtoritë e 2 qarqeve të tjera, si në Lezhë dhe në Korçë, janë vënë në hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Njëri prej tyre dyshohet të ketë bashkëpunuar me një grup të rrezikshëm kriminal dhe ka përfituar një sasi prej 10 milionë lekësh, teksa tjetri është nën hetim për “shpërdorim detyre”.

Të dy punonjësit e policisë kanë qenë fillimisht nën hetim nga SHÇBA Elbasan dhe Prokuroria e Elbasanit, e cila më pas e ka dërguar dosjen në SPAK.

Ndaj dy zyrtarëve të lartë të policisë rëndojnë akuzat e 'shpërdorimit të detyrës” dhe “korrupsionit”.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?