SPAK

Kronikë

SPAK në Prokurorinë e Gjirokastrës, sekuestron 6 dosje hetimore! Institucuoni i akuzës e mohon: Nuk është e vërtetë

8 Tetor 2021, 11:56| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 17:46

  • Share

SPAK ka zbarkuar sot në prokurorinë e Gjirokastrës, ku burimet thonë se ka sekuestruar 6 dosje hetimore. Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit me urdhër të SPAK kanë bllokuar në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe kanë marrë 6 dosje, por për shkak të hetimit nuk bëhen me dije detaje të tjera se për çfarë dosjesh bëhet fjalë.

Por Prokuroria e Gjirokastrës përmes një reagimi për mediat e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Sipas Prokurorisë ky lajm është tërësisht i pavërtetë.

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, në përgjigje të interesimit të gazetarëve në lidhje me lajmin e shpërndarë sot, sipas të cilit hetues nga Byroja Kombëtare e Hetimit kanë sekuestruar disa fashikuj të çështjeve penale të caktuara pranë kësaj prokurorie, çmon të nevojshme që nëpërmjet kësaj deklarate, të sqarojë publikun se një lajm tillë i shpërndarë nëpërmjet portaleve apo mediave të caktuara, nuk është aspak i vërtetë. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër garanton publikun se do të vazhdojë veprimtarinë e saj, në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe legjislacionin në tërësi", shprehet në një deklaratë për mediat drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës, Julian Çafka.

Edhe para disa ditësh SPAK zbarkoi në zyrat e Arsimit në Dibër. Për shkak të korrupsioni për punësimet në zyrat arsimore. Në pranga ranë Fitim Farruku, shefi i Financës së Këshillit të Qarkut dhe Halit Shehu, specialist Pyjesh, ndërsa Report TV ka zbardhur edhe skemën e korrupsionit që këta persona përdorën për një vend pune si mësues në Dibër. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?