Kronikë

SPAK në Dibër, bastisen zyrat e shtetit! Shoqërohet në polici burri i drejtoreshës së Arsimit, shefi i Financës së Këshillit të Qarkut dhe specialisti i pyjeve! Dyshime për korrupsion

28 Shtator 2021, 15:54| Përditesimi: 28 Shtator 2021, 20:31

  • Share

DIBËR- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zbarkuar ditën e sotme në zyrat e Arsimit në Dibër. Report Tv mëson se janë shoqëruar në Polici, Lulzim Dani polic bashkiak, bashkëshorti i drejtoreshës së zyrës Arsimore në Dibër Rovena Daka, Fitim Farruku, shefi i Financës së Këshillit të Qarkut dhe Halit Shehu, specialist Pyjesh.

Nuk dihet ende për çfarë janë ndaluar këta persona, ndërsa dyshimet e para janë për korrupsion në Arsim. Oficerët e SPAK janë ende në operacion, teksa janë ushtruar kontrolle në zyrat e arsimit dhe në banesa.

Më herët  Rovena Daka, drejtoresha e zyrës Arsimore në Dibër ka qenë përfshinë në disa akte korruptive, pasi ka paguar një drejtor shkolle të mesme, ndërkohë që ai jetonte në Londër. Nuk dihet nëse është pikërisht ky qëllimi i operacionit, megjithatë priten të mësohen të tjera detaje në vijim.

Kujtojmë se SPAK ka kryer një sërë hetimesh për çështje të rëndësishme, përmendim këtu operacionin "Shpirti" ku u godit një organizatë e mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, drejtuar nga Ilirjan Zaimi Duçellari. Po ashtu SPAK zbuloi edhe abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme, ku si rezultat u arrestuan 9 zyrtarë dhe ish zyrtarë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?