Shkëlzen Selimi

SPAK mbyll hetimet për ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, e dërgon për gjykim për deklarim të rremë pasurie

31 Tetor 2022, 13:06| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 13:49

  • Share

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, i cili është nën akuzë për deklarim të rremë pasurie. 

Shkëlzen Selimi u shkarkuar nga KPK-ja në korrik të 2018, për kontakte me persona të përfshirë në krimin e organizuar si dhe për fshehjen e këtyre kontakteve. Ish-gjyqtari e ankimoi vendimin, por u shkarkuar nga Kolegji i Apelimit me vendim të formës së prerë në shkurt të 2019.

SPAK, duke zbatuar ligjin anti-mafia, i ka sekuestruar ½ e një karburanti në Shetitoren Lungomare në Vlorë. Duke qenë se ish gjyqtari u shkarkua vetëm për pastërtinë e figurës, karburanti nuk ka qenë objekt diskutimesh gjatë seancave të procesit të Vetingut.

Karburantin ish gjyqtari e ka blerë në vitin 2013 për me vlerë 250 mijë euro. Ai pretenduar si burim një kredie me vlerë 6.6 milionë lekë, shitjen e një apartamenti dhe një garazhi në Vlorë me çmim rreth 79 mijë euro si dhe kursimet e tij me vlerë rreth 20 mijë euro. Karburantin e ka dhënë me qira me vlerë rreth 60 mijë USD në vit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 31/10/2022 17:39

    Po hetoeni mire kete palo gjykates qe ska lene me vrases pa nxjere nga burgu ortaku ede keckes e bene qimes ae i nxori nga burgu te dy njerin per vrasje e tjetrin per droge ka dhe te tjere po te duan ja gjejne nje karburant e ka ne trazballkanike me ortakeri ede kecken hoteli ne radhim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?