SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim 14 trafikantët e drogës në Gjykatën e Posaçme anti-korrupsion

30 Mars 2020, 16:13| Përditesimi: 30 Mars 2020, 16:15

  • Share

SPAK mbyll hetimet për grupin e trafikantëve të drogës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe i dërgon ato për procedim penal në Gjykatën e Posaçme anti-korrupsion. Grupi i përbërë nga 14 të persona, akuzohet për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

Të 14 trafikantët Gentjan Luto, Artur Xhanaj, Florenc Luto, Elisabeta Laçi, Saimir Dushku, Gramos Saliaj, Edmir Asllanaj, Ervin Muçaj, Gentian Xheka, Agim Myrtaj, Elidjon Xhanaj, Petrit Kasaj, Behar Kasaj dhe Arjan Lushkaj ndodhen aktualisht në 'arrest me burg'

SPAK ka arritur të provojë se të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin me qëllim trafikimin e lëndës narkotike, në drejtim të shtetit grek duke i dërguar të 14 të pandehurit për gjykim.

Grupi i trafikantëve gjatë muajve prill-maj 2019 ata janë organizuar në të paktën tre raste të trafikimit, ku dy prej tyre kanë mbetur në fazën e tentativës. Ata u ndaluan gjatë operacionit të koduar "Bistrica 19", ku u sekuestruan:

-145.6 kg  lëndë narkotike e llojit “cannabis sativa”;

-4 automjete te markave te ndryshme;

-Një sasi vlerash monetare

-14 aparate celularë me kartat SIM të markave të ndryshme.

-3 amë zjarri dhe municion luftarak.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?