SPAK kërkon arrestimin e Berishës, ja hapat që merr Kuvendi! EMRAT, kush janë anëtarët e Këshillit për Rregulloren e Mandatet

12 Dhjetor 2023, 14:20| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 10:11

  • Share

1701421324_saliberisha.jpg

Sipas nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, Kryetarja Lindita Nikolla thërret Këshillin për Rregulloren e Mandateve për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK. Në këtë mbledhje Berisha ka të drejtë të marrë pjesë.

Më pas në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 2 javëve harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.

Nëse palët politike nuk bien dakord, në seancën pasardhëse këshilli mund të dërgojë dy realacione.

Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të hapur për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës ndaj deputetit.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
Lindita Nikolla, kryetare
Klotilda Bushka
Ermonela Felaj
Arben Pëllumbi
Bledi Çuçi
Gazment Bardhi
Enkelejd Alibeaj
Oerd Bylykbashi
Greta Bardeli
Saimir Korreshi
Anëtarë zëvendësues
Xhemal Qefalia
Klevis Xhoxhi
Blerina Gjylameti
Dhurata Tyli Çupi


Lajmi kryesor:

DOKUMENTI/ Afera ‘Partizani’, SPAK i kërkon Kuvendit autorizim për arrestimin e Berishës! Këshilli i Mandateve mblidhet më 18 dhjetor! Ish-kryeministri: Frymëzim për partinë


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?