FOTO + VIDEO/ SPAK kërkon arrestimin, Berisha skenar për bllokimin e hyrjes në Kuvend, socialistët dhe Nikolla mbërrijnë dy orë para

21 Dhjetor 2023, 08:30| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 09:18

  • Share

Socialistët dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla janë paraqitur rreth 2 orë para në Kuvend, ndërsa sot do të mbahet seanca për miratimin e kërkesës së SPAK, që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës për arrestimin e tij.

Sali Berisha ka paralajmëruar protestë jashtë Kuvendit dhe bashkë me militantët e tij do të provonte bllokimin e hyrjes në parlament të deputetëve socialistë, me qëllim që ata të mos futeshin në seancën plenare ku ish-kryeministrit pritet t’i hiqet imuniteti.

Kështu ligjvënësit e PS u paraqitën me herët për të shmangur këtë skenar të Berishës.


Lajmi kryesor:

'Partizani'/ Berisha drejt arrestimit, Kuvendi i jep autorizimin SPAK-ut me 75 vota pro! 'Lejen' ia dërgon në zyrë! Mungon në seancë PD e Bashës


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?