Arbër dhe Selim Çeklaj

SPAK kërkoi pushimin e çështjes së Selim Çekajt për mungesë provash, GJKKO kthen për hetim dosjen e babait e Arbër Çekajt

3 Korrik 2023, 14:09| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 16:10

  • Share

Gjykata e Posaçme ktheu sot (3 korrik 2023) për hetim në SPAK dosjen e Selim Çekajt, babait Arbër Çekajt, i dënuar më 14 vite burg pasi u kap me 613 kg kokainë

SPAK kërkoi pushimin e çështjes më 11 maj pas dy vitesh hetime me argumentin se nuk kishte prova të mjaftueshme. Por gjykata nuk ishte dakort me këtë kerkesë të SPAK, duke e kthyer çështjen në hetim.

Selim Çekaj, u arrestua në prill të vitit 2021 pasi në kontejnerin e tij me banane të kompanisë së tij ‘EcoAlmax’, u kapën 49 kg kokainë. Më pas  doli nga qelia në tetor të vitit 2021, kur Apeli i GJKKO vendosi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ nga ‘arrest me burg’, duke i lehtësuar masën për shkak të moshës, por edhe si pasojë e problemeve shëndetësore. 

Çekaj vijon të jetë ende në arrest shtëpie

Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi u kap me 613 kg kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve 'Arbri Garden' në Maminas po brenda një kontejneri. Në të njëjtën skemë u kap edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë.

Kontejneri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të kontejnerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj, që kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?