SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen për hetim 2-ish gjyqtarët e Kushtetuese dhe 5 gjyqtarët e Gjykatës së Lartë

7 Korrik 2022, 14:46| Përditesimi: 7 Korrik 2022, 14:58

  • Share

Vetëm pak ditë pasi SPAK kërkoi që të pushohej çështja për 7 ish-gjyqtarët të cilët janë kallëzuar për fshehje pasurie dhe evazion fiskal, GJKKO ka kthyer çështjen për hetim. GJKKO dhe gjyqtari Erion Bani i kërkon SPAK që të kryejë hetime më të thelluar për dyshimet për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë.

Shtatë ish-gjyqtarët për të cilët GJKKO kërkon sërish hetim

1.Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;
2.Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
3.Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
4.Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
5.Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
6.Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
7.Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Kujtojmë se prillin e vitit 2020, avokati Dashi kallëzoi 20 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vettingu, duke i akuzuar për mashtrim, fshehje pasurie, fshehje të të ardhurave, mospagim të taksave, shpërdorim detyre, refuzim për deklarim dhe mosdeklarim pasurie. Menjëherë SPAK nisi hetimet për 10 nga 20 emrat e kallëzuar, ish-anëtar të gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, ndërsa për 10 të tjerët Prokuroria e Posaçme deklaroi se nuk ishin kompetencë e saj dhe se i janë dërguar Prokurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan. SPAK regjistroi procedimin penal për 9 ish anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, konkretisht për: Bashkim Dedja, Tom Ndreca, Shkëlzen Selimi, Gani Dizdari, Artan Zeneli, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Besnik Imeraj dhe Aleksandër Muskaj.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roni: 07/07/2022 16:50

    Spaku po e tregon fytyren e vete qe ska per te bere asgje me njerezit me kostum.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 07/07/2022 15:24

    Besnik Imeraj, i sh hetues ne kohene Enver Hoxhes, I biri babaces , piloti personal i Enveer Hoxhes, ka qene tutori i Mihal Delijrgjit ne aferen e Gerdecit dhe ka patur te punesuar vajzen ne ate firme qe vrau 26 vete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?