'SPAK ka ndezur motorët' Braho vlerëson Altin Dumanin: Ka flakur frikën, u jep zemër bashkëpunëtorëve

5 Tetor 2023, 14:14| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 14:28

  • Share

 

Në intervistën për Repor Tv, Braho vlerësoi punën e Altin Dumanit në krye të SPAK.

“SPAK ka ndezur motorët. Po punon ka një angazhim të mirë. Mesa duket është rrjedhojë edhe e një drejtimi aktual të mirë të një prokurori të ri në detyrë por jo në profesion, si Altin Dumani që ka flakur frikën këtej dhe me qëndrimin e tij u jep zemër bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të tij të punës. Është e rëndësishme shmangia e frikës por SPAK duhet ndihmuar" tha Braho për Report Tv.

Braho vë theksin dhe tek ndihma logjistike që i duhet ofruar SPAK.

“SPAK duhet ndihmuar me prapavijën logjistike të tij. SPAK ka shumë ngarkesë. Unë e di shumë mirë. Punojnë 30 hetues të BKH-së, por edhe 80 të jenë janë pak" tha gjatë intervistës.


Lajmi kryesor:

'Plumb kokës kush kërcënon prokurorët!' Spartak Braho për Report Tv propozon ndëshkimin e rëndë! 'SPAK të mbrohet nga trupë policore e pavarur'


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?