Zef Brozi

SPAK i pakënaqur me pr/buxhetin, e mbështet Zef Brozi: T’u jepen fondet e mjaftueshme për funksionim efikas, mijëra çështje presin me vite e dekada! Mos po u bëhet presion?

12 Nëntor 2023, 18:47| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 23:34

  • Share

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë), Zef Brozi ka dalë në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e cila shprehu dy ditë më parë pakënaqësinë për Pr/Buxhetin e vitit 2024, duke kërkuar një fond shtesë prej 750 milionë lekësh, kryesisht në zërin e investimeve për ta kthyer godinën e re të SPAK në funksionale.

Përmes një reagimi në rrjete sociale Brozi shkruan se projektbuxheti po kritikohet me të drejtë nga përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë pasi nuk plotëson nevojat dhe kërkesat që sipas tij janë urgjente. Organet e drejtësisë siç nënvizon Brozi duhet të kenë buxhetin e mjaftueshëm për funksionimin normal dhe efikas.

“Organet e Drejtësise duhet të kenë buxhetin e mjaftueshëm për funksionimin normal dhe efikas. Por projektbuxheti që qeveria ka paraqitur në Parlament me të drejtë po kritikohet nga përfaqesuesit e institucioneve të drejtësisë përfshirë dhe SPAK, sepse ai është shumë më i vogël se kerkesat dhe nevojat urgjente e jetike te tyre”, shkruan ai.

Nisur nga aksionet e fundit të SPAK ndaj zyrtarëve të lartë, Brozi ngre pikëpyetjen nëse qeveria dhe parlamenti po përdorin pushtetin e tyre për përcaktimin e buxhetit si një mjet presioni ndaj organeve të Drejtësisë e veçanërisht ndaj Prokurorisë.

“A po e perdor qeveria dhe Parlamenti pushtetin e tyre per percaktimin e buxhetit edhe si nje mjet presioni e ndeshkimi ndaj organeve te Drejtesise dhe vecanerisht ndaj SPAK?”, shkruan ai.

Ndërsa i bën apel deputetëve dhe qeverisë që t'i japin më shumë mbështetje në buxhet SPAK, Brozi nënvizon se mosdhënia e buxhetit të nevojshëm ndaj institucioneve të drejtësisë dëmton të drejtën e qytetarëve. Kjo për shkak se mijëra çështje janë duke pritur me vite për t'u marrë në shqyrtim.

“Une i bej apel Qeverise dhe deputeteve t'u japin SPAK dhe gjithe organeve te drejtesise buxhetin qe ato kane kerkuar. Mijera ceshtje te qytetareve presin me vite e dekada ne gjykata, qindra ceshtje penale per korrupsion e krime te tjera jane ne SPAK e prokurori te tjera. Mosdhenia e buxhetit te nevojshem ketyre institucioneve demton rende te drejten e qytetareve dhe interesat e Shqiperise”, shkruan më tej ai.

Krahas investimeve infrastruktore në godinë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar qeverisë fonde shtesë, edhe për pagat e punonjësve.

Fillimisht ishte kreu i SPAK, Altin Dumani që e preku këtë çështje përballë komisionit online për Çështjet Ligjore dy ditë më parë, kur  u shpreh se përgjithësisht në buxhet të gjitha kërkesat e Prokurorisë së Posaçme i gjen të vlerësuara, por vlerëson se ka vend për pranimin e kërkesë në lidhje me vlerësimin e pagave dhe shpenzimeve. Më tej, kërkesa u shtjellua nga Armand Shini, Drejtor i Buxhetit pranë SPAK, i cili tha se rreth 500 mln lekë duhen për investime dhe rreth 74 mln të tjera për pagat.

“Projektbuxheti i vitit 2024 për SPAK parashikohet 1.5 miliard lekë, kjo e ndarë në zërin paga 979 milion lekë, sigurimet shoqërore 123 milion lekë, mallra e shërbime 228 milion lekë dhe 250 milion lekë investime. Ky buxhet në fakt nuk plotëson kërkesat e paraqitura nga ana jonë. Në zërin e pagave kërkohet shuma 216 milion lekë shtesë, në zërin mallra e shërbime 24 milion lekë, tek investimet 309 milion lekë. Kontributet e shoqërore e tejkalojnë kërkesën tonë. Tek pagat ka një mangësi në financim në shumë 74 milion lekësh. Zëri i pagave konstatojmë që nga Ministria e Financave nuk janë marrë parasysh efektet në pagën bruto, për gatishmërinë, orët jashtë orarit apo shpërblimet për rezultatet në punë”, tha Shini përballë deputetëve të PS.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • GRUSHTI: 13/11/2023 15:21

    Nqs qendron kjo qe thote Z.Brozi atehere do te qe e tmerrshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?