Ardian Çapja

SPAK heq dorë nga pyetja e Ardian Çapjas, Etjen Cani mohon të ketë njohje me fisin e njohur në Elbasan

8 Qershor 2022, 19:13| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 21:06

  • Share

TIRANË- Në seancën e radhës ndaj të akuzuarve për Gentian e Nezir Beqirin, SPAK hoqi dorë nga pyetja e Ardian Çapjës.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se megjithëse ishte kërkuar më herët, prokuroria u tërhoq nga kërkesa, për motive që nuk dihen.

Më herët, i pandehuri Etien Cani mohoi akuzën, duke pretenduar se kishte pasur miqësi të ngushtë me Gentian Beqirin.

Para gjykatës ai mohoi njohje me Ardian e Florenc Çapjen apo për ndonjë takim mes tyre.

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit?
Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005.

Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?