SPAK firmos memorandumin me anti-mafien italiane: Hetim pasuror grupeve kriminale

7 Shkurt 2020, 15:56| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 15:58

  • Share

TIRANE- Kreu i SPAK Arben Kraja ka nënshkruar këtë të premte në Itali një memorandum bashkëpunimi me Frederico Cafiero de Raho, Prokurori i Përgjithshëm i Prokurorisë Kombëtare Antimafia dhe kundër Terrorizmit në Itali.

Ky memorandum ka si qëllim të sjellë shkëmbim informacioni dhe hetime të përbashkëta mes dy prokurorive asaj shqiptare dhe italiane duke kaluar në sitë edhe pasuritë e grupeve mafioze mes Italisë e Shqipërisë.

Gjate takimit u diskutuan argumente të interesit të përbashkët lidhur me hetimet në vazhdim dhe u shkëmbyen informacione të dobishme për zhvillimin e hetimeve të përbashkëta me qëllim luftën kundër grupeve kriminale transnacionale që veprojnë në të dyja vendet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?