SPAK do hetojë ’21 janarin’, e veja e Aleks Nikës: E drejta fiton! Kemi kallëzuar gjithë zinxhirin, duke nisur nga Berisha

12 Mars, 15:19| Përditesimi: 12 Mars, 15:41

  • Share

E veja e Aleks Nikës, protestuesit të vrarë më 21 janar 2011, Rajmonda Nika, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që e kaloi dosjen e 21 janarit për hetim në SPAK, tha se e drejta më në fund fitoi. Ajo nënvizoi se kanë kallëzuar gjithë zinxhirin komandues duke nisur nga Sali Berisha dhe deri te më i vogli, ndërsa u shpreh besimplotë për punën e institucioneve të reja të drejtësisë.

‘Realisht e prisnim e drejta fiton gjithmonë. Mundi dhe gjithçka kemi përjetuar u shpërblye më në fund. Kemi kallëzuar gjithë Zinxhirin që është nga Sali Berisha dhe deri të më i vogli. Besoj dhe dua ta besoj se SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit. Audion me urdhrin për të qëlluar do e dorëzoj në SPAK. Besoj do të vazhdojë.’- tha Rajmonda Nika.

Ndërsa xhaxhai i Alkes Nikës, Mark Nika tha se ka një vendim të Starsburgut që thotë se është krim shtetëror.

‘Kemi bërë përpjekjet që të gjykohet. Vendimet e saj janë përfundimtare, në mënyrë profesionale vendosën që çështja të hetohet nga SPAK. Për shkak se ka një vendim të Strasburgut.’- tha xhaxhai i Alkes Nikës.


Lajmi kryesor:

Dosja e '21 janarit' do të hetohet nga SPAK, Gjykata e Lartë urdhëron: Të regjistrojë procedimin penal për Berishën, Bashën e Prendin


M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?