Foto ilustruese

SPAK dhe Çela marrëveshje bashkëpunimi! Do propozohet heqja e korrupsionin 500-1000 lekësh të policëve rrugor

15 Dhjetor 2020, 12:13| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 12:14

  • Share

TIRANË- SPAK dhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Në fokus të kësaj marrëveshje është te pastrimi i parave, por gjithmonë duke respektuar pavarësinë e institucioneve përkatëse.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se kjo marrëveshje është firmosur sot mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtuesit të SPAK, në zbatim të rezolutës së Kuvendit për rritjen e mëtejshme të efektivitetit në luftën kundër kriminalitetit dhe forcimin e koordinimit me SPAK. Me anë të kësaj marrëveshje synohet që të vendosen komunikime të drejtpërdrejta për shkëmbim informacioni dhe marrjen e masave për inicimin e propozimeve ose dhënie opinioni për ndryshime ligjore si dhe bashkërendim paraprak në fazat e procedimit penal për të rritur efucencës e veprimtarisë ndërinstitucionale dhe unifikimin e masave.

Mësohet se do të hartohen udhëzime nga të dyja palët. Report Tv mëson se një nga ndryshimet ligjore që do të propozohet është edhe heqja e korrupsionit 500 apo 1000 lekësh të policëve rrugor, siç ka ndodhur.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tironsi: 15/12/2020 13:11

    PO CESHTE KY BUDALLIK.... SPAK SDUHETE MERET ME PAZARE RRUGE..... POR ME PAZARE ZYRTARESH TE LARTE(OPGJ,SHEFA KOMISARITI, SHEFA KRIMESH, DREJTOR POLICIE, PROKUROR ,GJYKATES E MINISTRA E DEPUTET.....SIGURISHT DHE KRIMIN E ORGANIZUAR.

    Përgjigju
  • Pjeter: 15/12/2020 13:01

    Lajm shum i mire dhe i mirpritur,sa me shpejt nga teoria ne praktike.Po u kordinuan mire keta,jane ne gjendje ti derrmojne qelbesirat e kombit,qe nuk u ngopen kurre nga djersa e populit te varfer.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?