SPAK dërgoi për gjykim Mediun për tragjedinë e Gërdecit, Zamira Durda: T’i shtohet akuza e vrasjes! Qesharake që akuzohet vetëm për korrupsion

8 Shkurt 2023, 13:19| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 13:50

  • Share

Zamira Durda, nëna që humbi djalin e saj 7 vjeçar në tragjedinë e Gërdecit ka kërkuar që në dosjen që SPAK dërgoi për gjykim për Fatmir Mediun, ministër i Mbrojtjes asokohe, të përfshihet edhe akuza për vrasje dhe jo vetëm ajo e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Në një lidhje ‘skype’ për studion e emisionit ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin  Nertil Agalliu në Report TV ajo tha se për Gërdecin fajëson të gjithë piramidën shtetërore që nga presidenti deri tek kryeplaku i fshatit.

“Kërkoj vendosjen e drejtësisë për tim bir, të dënohen fajtorët që e vranë dhe në fund të ata që e shkaktuan Gërdecin të paguajnë. Unë akuzoj gjithë piramidën shtetërore që nga presidenti deri tek kryeplaku i fshatit, pastaj se kë nxjerr prokuroria fajtore këtë nuk di ta them.

Unë përfaqësoj tre viktima, jo vetëm djalin tim. Jam e pakënaqur me këtë dosje sepse shpërdorimi i detyrës duhet t’i shtohet vrasja. Sepse të pandehurit e tjerë që kanë qenë në shkallë të parë kanë qenë të pandehur për vrasje, po ata nga këta i morën urdhrat, nga ministrat”-tha Durda.

Ajo tha se çështjen do të dërgonte deri në Strasburg nëse ndaj Mediut dhe të akuzuarve të tjerë për tragjedinë e Gërdecit, nuk shtohej akuza e vrasjes.

“Do ta çoj çështjen deri në Strasburg. Nëse nuk akuzohen për vrasje, atëherë çfarë na duhet korrupsioni? Është qesharake nëse kjo dosje përfundon me korrupsion pa akuzën e vrasjes. Kjo ka ndodhur, është realitet, jo se po e kërkoj unë”-shtoi ajo.

Sa i përket të akuzuarve të tjerë për shpërthimin e municioneve që u mori jetën 26 personave, Durda tha se kërkesës së saj, SPAK i ishte përgjigjur se nuk gjente dot adresën e gjeneralit Luan Hoxha i cili jeton në SHBA prej vitesh. Ajo theksoi se kërkon burgosjen e personave përgjegjës për jetët e humbura dhe jo akuzën e tyre për korrupsion.

Ditën e sotme, SPAK ka dërguar për gjykim ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin. Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, 'SAC' dhe 'Albademil'. Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Grua trime: 08/02/2023 23:08

    Fatmiri Berisha Shkerdheni duhet te ripenn te gjalle me thike te ndryshkur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?