Ministri i jashtëm grek, Beleri dhe Xhaçka

SPAK çoi për gjykim Fredi Belerin, Ministri i Jashtëm grek bisedë telefonike me Xhaçkën! Pala greke: Po i hiqet e drejta politike

1 Gusht 2023, 19:41| Përditesimi: 1 Gusht 2023, 22:34

  • Share

Pas lajmit se SPAK çoi për gjykim Fredi Belerin, Ministri i Jashtëm grek Girogos Gerapetritis ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologen Olta Xhaçka.

Sipas asaj që raporton media greke, Protothema ministri i jashtëm grek ka thënë se Belerit po i hiqet e drejta e tij politike. Gjatë bisedës ku u prek edhe çështja “Beleri” , Ministrja Xhaçka rikonfirmoi qëndrimin e qeverisë shqiptare se për këtë çështje duhet të flasin organet e drejtësisë.

“Njoftimi i sotëm i Prokurorisë së Posaçme Shqiptare kundër Korrupsionit në lidhje me aktakuzën e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe një prej bashkëpunëtorëve të tij në një gjyq nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në thelb parandalon rezultatin e procesit.  Duke shkelur të drejtën e gjykimit të drejtë dhe prezumimin e pafajësisë që Shqipëria, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet të respektojë rreptësisht”- thuhet në një prej reagimeve.

Pala greke pretendon se këto çështje Ministri i Jashtëm grek i ngriti në bisedën e tij telefonike me Xhaçkën.

"Në të njëjtën kohë, autoritetet shqiptare vijojnë t'i heqin z. Belerit të drejtën politike për të bërë betim dhe për të ushtruar detyrat që i ngarkohen nga qytetarët e Himarës. Ministri i Punëve të Jashtme, Giorgos Gerapetritis, i ngriti të gjitha këto çështje me homologen e tij shqiptare në bisedën e tyre të sotme telefonike ”, theksoi pala greke.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Fredi Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshin, të cilët u kapën duke blerë vota në Himarë për zgjedhjet e 14 majit 2023. Do të jetë në dorë të gjykatës, e cila përmes një seance paraprake do të vendosë nisjen e gjykimit, rikthimin e çështjes për plotësim në prokurori apo pushimin e saj përfundimtar.  Në kërkesën e SPAK thuhet se Beleri dhe Kokaveshi ofronin 50 euro për votë, ndërsa ata u arrestuan duke i dhënë paratë Arsen Ramës. 

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Edhe pse i arrestuar, ai mundi të fitojë zgjedhjet kundër kandidatit tjetër të së majtës, Jorgo Goro. Por, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin për marrjen e detyrës. Arrestimi i tij ka tensionuar jo pak retorikën e fqinjëve grek, të cilët kanë kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm, madje çështjen e kanë ngritur si problematike deri në Bruksel. Në fund të gjykimit, Fredi Beleri rrezikon të dënohet nga 1 deri në 5 vite burg.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • O Grek: 02/08/2023 09:32

    Edhe sikur të dojë Rama, nuk të lë Erdogani o grek i Yunanistanit. Ik grisni e shikoni ishujt në Egje

    Përgjigju
  • Iris: 02/08/2023 03:39

    Cila e drejte politike po i hiqet,ate qe e bleu 50 euro/vota?!

    Përgjigju
  • Ceni: 01/08/2023 23:24

    Po keta xaxiqit kane hallin e pd apo alfredos!?

    Përgjigju
  • Luan: 01/08/2023 20:08

    Keto pajdhaqet greke akoma nuk e kane kuptuar qe nuk jemi me ne 90. Pridhni pirdhni se jeni tu u liru ortaj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?