SPAK

SPAK bëhet me 17 prokurorë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëron edhe Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu

13 Dhjetor 2021, 16:18| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 16:31

  • Share

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar sot në SPAK prokurorët Elvin Gokaj dhe Alfred Shehu. Në përfundim të procedurës së vlerësimit, KLP vendosi renditjen e 3 kandidatëve të cilët kanë aplikuar për 2 vende vakante ne SPAK, si vijon:

1. Elvin Gokaj me 216 pikë

2. Alfred Shehu me 211 pikë

3. Sonila Muhametaj (Domi) me 208 pikë.

Prokuroria e Posaccme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka kërkuar në vazhdimësi prokurorë në radhët e saj për shkak të shumë çështjeve dhe dosjeve, që e bëjnë të ngjeshur punën e tyre.

Emërimi i fundit në SPAK është bërë në korrik kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur emërimin e prokurorëve Adnan Xholi dhe Dorina Bejko.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?