Spaho s’pushon duke i rënë bilbilit, pezullohet seanca e Kuvendit! Balla: Berisha po kërkon të destabilizojë Shqipërinë

16 Shkurt 2023, 11:29| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 12:19

  • Share

 

Seanca plenare është pezulluar për 10 minuta dhe shkak për këtë është bërë kaosi i shkaktuar nga deputetët e Rithemelimit në Kuvend, të cilët u kanë rënë bilbilave.

Nga ana tjetër Taulant Balla u shpreh se me këtë skenar, Berisha po kërkon që të destabilizojë Shqipërinë. Sipas tij, kërkesa e opozitës për mocion me debat për dosjen McGonigal është miratuar por ata nuk kanë asnjë interes për këtë çështje.

“Bindja e parë prej ditës së parë që jemi bërë shumicë në këtë kuvend, është që kurrë ndonjëherë t’i bëjmë opozitës ato që ne kemi vuajtur me ju. Ky është një urdhër. Ju vetëm zbatoni urdhërin nga një zotëri që ka marrë përsipër të bëjë rolin e flamurit se ka një marrëveshje për zbatimin e vendimit të gjykatës kushtetuese. Prandaj kuvendi me vendimin e datës 23 janar ka ngritur një komision për ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore. I kërkoj grupeve parlamentare që të depozitojë emrat për anëtarë të këtij komisioni. Sa i përket mocionit për debat, kërkesa është miratuar po ju nuk kemi asnjë interes sepse e vërteta është që kontratat e oligarkut rus ia keni dhënë ju bashkë me Saliun tuaj. Lidhur me propozimin e zonjës Açka, e përgëzoj vizitën më të fundit të komisionit të integrimit evropian në Kosovë në kuadër të një shkëmbimi mes dy kuvendeve tona. Me 27 nëntor të vitit të kaluar, në një rast historik, kuvendi i Shqipërisë dhe Kosovës ka zhvilluar për herë të parë seancën e tyre të përbashkët dhe me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, dua të mbështes proceset e rëndësishme që është angazhuar Kosova. Por sa herë Kosova ka pasur një moment të vështirë, aty gjendet Sali Berisha për të tërhequr vëmendje nga Kosova. Kur Kosova bëhej gati për luftë, Sali Berisha ishte në sheshe dhe protesta. Kur në ’98 ishte në luftë, Sali Berisha i vinte zjarrin kryeministrisë së vendit. Kur Kosova shkonte në Rambuje, Berisha bllokonte sheshet e Tiranës. Kur Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë, Berisha bllokon kuvendin e Shqipërisë. Është skenar i Berishës, antikombëtar përpjekjet për të bllokuar Kuvendin janë përpjekje për të destabilizuar Shqipërinë në këto kushte në të cilat ndodhet Ballkani. Por ta harroni!”, tha Balla.


Lajmi kryesor:

Kaos në seancë, ‘deja vu’ e opozitës me bllokim e bilbila! Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës, voton edhe Rama! Më 2 mars debati për McGonigal


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?