Edmon Spaho, foto arkiv

Spaho revoltohet me Shpëtim Idrizin: Hallall Shpëto, komuniteti çam me ty merr gishtin e mesit! Ngele duke u përdredhur

11 Prill 2023, 10:36| Përditesimi: 11 Prill 2023, 10:41

  • Share

Pas lajmit se Shpëtim Idrizi me partinë e tij PDIU do garonte i vetëm në zgjedhje, duket se marrëdhënia e tij me deputetët e ‘Foltores’ është thyer.

"Foltorja", pas koalicionit me Metën humbi disa aleatë të rëndësishëm për zgjedhjet vendore të 14 majit. Nga PAA te PDIU, këto forca politike vendosën të dalin me kandidatët e tyre, kryesisht për këshilltarë bashkiakë. Duke marrë shkasë nga optimizmi për rezultatet e Vendoreve i shprehur së fundmi nga Idrizi, Edmond Spaho ka sulmuar kreun e çamëve madje e ka akuzuar se ka luhatje në bindje politike. Përplasja e Foltores me Idrizin vjen edhe pas thirrjeve të tij për të mos votuar kandidatin e Berishës për Bashkinë Himarë, Fredi Belerin.

Spaho, e ka sulmuar Idrizin duke i thënë se “komuniteti çam do të marrë gishtin e mesit”, me të. 

 “Hallall Shpëto! Komuniteti çam me politikën tënde deri tani ka marrë gishtin e mesit. Vazhdo perdridhu ku të mundesh, majtas në zgjedhjet lokale dhe djathtas, në se të leverdis, në zgjedhjet e përgjitheshme.

Me piruetat e tua komuniteti çam do fitojë të drejtat e tij kur gjeli të bëjë vezë. Të gjithë ata që të mbështesin ty, edhe të djathtët, e dinë që gjeli nuk bën vezë”, shkroi Spaho në rrjetet sociale.

 Shpëtim Idrizi, teksa njoftoi se do dalë në zgjedhje i vetëm, u kërkoi shqiptarëve të mos votojnë Fred Belerin për deklaratat e tij me flamurin e 'Vorio Epirit'. Beleri është cilësuar si jo i denjë për t'u votuar edhe nga PD dhe PS. 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 11/04/2023 16:56

    Spaho flet dhe ofendon me gjuhen e rruges dhe ka bere veprime si te rruges ne parlament .Ti hiqet urgjent mandati i deputetit!

    Përgjigju
    • e drejta: 12/04/2023 09:31

      PER FATIN E KEQ SHPELLARET NUK E NJOHIN EDUKATEN...

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?