Spaho me bilbil, socialistët bëjnë ironi! Balluku dhe Manja: Vetëm t’i po sakrifikohesh! Inshallah me 2 mars e merr stafetën dikush që ka mushkëri më të forta

16 Shkurt 2023, 15:26| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 16:36

  • Share

 

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja për Energjinë dhe Infrastrukturën, Belinda Balluku nuk kurseu ironinë ndaj deputetit Edmond Spaho duke iu referuar rënies së bilbilit.

“Kam gjithë ditën që dua ta di, kanë ikur të gjithë na kafe. Oerdi bën sikur karikon telefonin. Unë kam një pyetje: Si i ndani detyrat tek partia juaj? Si i ndani? Isuf merre bilbilin se do të nderosh Tropojën. Si mund të rrish ta shohësh Mondin, më habit fare. Mondi pse t’i lënë ty gjithmonë detyrat e vështira? Pse ty t’i lënë këto detyra të tmerrshme dhe të vështira? Të gjithë këta ikin. Ja erdhi, Oerdi, ndërkohë që ty të lë bilbilin ty. Si i keni ndarë detyrat. Vetëm ti sakrifikohesh. Mondi respekte për qëndresën.”, tha Balluku duke shtuar më tej se “s’ka asnjë bilbil dhe sinjal që arrin të mbulojë dhe fshehë punët e qeverisë”, tha Ballukur.

Në të njëjtën linjë ishte dhe ministri i drejtësisë, Ulsi Manja.

“Ishalla në 2 mars i merr dikush që ka mushkëritë më të forta”, tha ministri Ulsi Manja.


Lajmi kryesor:

Kaos në seancë, ‘deja vu’ e opozitës me bllokim e bilbila! Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës, voton edhe Rama! Më 2 mars debati për McGonigal


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?