Spaho: Mazhoranca po sillet si bandite! Në s’tërhiqemi nga dy kërkesat për diskutimin për McGonigal dhe lidhjen me Ramën

16 Shkurt 2023, 10:45| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 11:06

  • Share

Deputeti i Rithemelimit të PD-së Edmond Spaho u shpreh se ato nuk tërhiqen nga dy kërkesat për të diskutuar për McGonigal dhe lidhjen e tij me kryeministrin Edi Rama.

‘Sot u vërtetua se kemi të bëjmë me një mazhorancë e cila sillet si bandite. Një mazhorancë mafioze. Pse ofenduat. Kryeministri ble zyrtarët huaj. Një mori gazetash nga më të mëdhatë në Evropë ka folur për këtë. Jeni sjlleë në kundërshtim m rregulloren e Kuvendit. S’ka parlament në botë që përjashton 19 deputetë! Ka një muaj që ka shpërthyer një skandal ndërkombëtar ku përfshihet kryeministri ynë dhe McGonugal. Ne kemi kërkuar një seancë pyetjesh me kryeministrin! Pse nuk zhvillohet seanca, pse nuk po vjen kryeministri. Po kështu kemi kërkuar dhe mocion me debat pa kohë. Ju nuk e vini ujin në zjarr dhe nuk pranoni të debatoni! Për këto dy kërkesa nuk do të ketë asnjë tolerim nga ne.;- tha Spaho.

Felaj: Bashkimi i interpelancave të shqyrtohet një herësh. Do të grupohen së bashku dhe do të shqyrtohen një herësh.

                                                                                           


Lajmi kryesor:

Kaos në seancë, ‘deja vu’ e opozitës me bllokim e bilbila! Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës, voton edhe Rama! Më 2 mars debati për McGonigal


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?