Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit

28 Mars, 17:31| Përditesimi: 28 Mars, 22:57

  • Share

Deputeti i Rithemelimit Edmond Spaho në një intervistë për “Studio Live” në Report tv është shprehur se do të kërkojnë të rikthehet mundësia e koalicioneve parazgjedhore.

“Vota e emigrantëve është shumë e rëndësishme dhe duhet adresuar sikurse është i rëndësishëm dhe votimi e numërimi elektronik. Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore”, shtoi ai në një lidhje skype për gazetarin Arbër Hitaj.

Ai mohoi tezën e fundit se mes Rithemelimit dhe Bashës ka negociata.

“Asnjë lloj negociate nuk ka me atë pjesë. Ata deputetë që janë atje dhe duan të na bashkohen janë të mirëpritur.”

I pyetur nëse do ta njohin vendimin që do të marrë Gjykata e Apelit, Spaho tha se e vetmja alternativë e saj është që t’i kthejë vulën Rithemelimit.

“Gjykata ka vetëm një alternativë që t’ia rikthejë vulën dhe simbolet PD. Ju e keni ndjekur dhe vendimin e Gjykatës së Lartë e cila e konsideron të gabuar dhënien e vulës dhe quajtjen palë të grupit të Bashës sikurse e keni ndjekur komisionin e vettingut që shkarkoi gjykatësen që dha këtë vendim. Një orë e më parë Gjykata e Apelit duhet të caktojë datën e gjykimit. Nëse gjykata nuk na jep vulën, kemi planin B”, shtoi ai.

Analisti Albi Xhunga, renditi arsyet se përse sipas tij Rama ka interes që të bashkëpunojë me Rithemelimin, e një prej pikave ishte që nuk kërkojnë lista të hapura.

“Sa i përket reformëz zgjedhore Rama po bashkëpunon me Berishën dhe duket se për çfarë po bashkëpunon. Zoti Spaho thotë se duhet të diskutohen koalicionet etj. Nha SPaho nuk shohim listat e hapura. Këto janë çështjet kryesore për të cilat duhet të luftonte opozita. Duke qenë se Rithemelimi nuk i kërkon këto Ramës i intereson të bashkëpunojë me Rithemelimin.”

Ndërkaq analisti shtoi se nëse Gjykata nuk i jep vulën Rithemelimit, Berisha në zgjedhje do të shkojë me të njëjtën formulë si herën e fundit që u strehua te Ilir Meta.

Ora 22:54
Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët

 

Analisti Albi Xhunga në “Studio Live” në Report Tv tha se Rithemelimi është më i izoluar se talebanët.

“Ka një maskaradë në Kuvendin e Shqipërisë, ishte maskaradë dhe kur ndizeshin flakadanë është maskaradë edhe sot. Rithemelimi një grupim politik më i izoluar se talebanët, kundër drejtësisë së re. Nuk e di kë përfaqësojnë këta", tha ai.

“Nga kati i tetë nuk do zbresë Berisha të jeni të sigurt për këtë”, shtoi Xhunga.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?