Kreshnik Spahiu

Spahiu publikon foto nga një pikë karburanti në Gjermani: Nafta është rritur 220%! Nëse lufta vazhdon, çmimi do shkojë 7 euro

13 Mars 2022, 20:52| Përditesimi: 13 Mars 2022, 20:54

  • Share

Kreshnik Spahiu, ka publikuar foton e një pike karburanti në Gjermani, ku tregon se çmimi i naftës është 2.52 euro/litër. Ai thotë se në Gjermani çmimi i naftës është rritur me 220%. Spahiu thotë se sipas ekspertëve, çmimi do të shkojë 7 euro/litër, por parashikimi më i keq është se nuk do të ketë naftë fare.

“Gjermani/ Kriza nuk ndalet: Nafta 2.52 € = 3.100 lekë. Në verë ishte 1.1 euro. Rritja 220%

Sipas ekspertve, nëse lufta vazhdon çmimi do shkoj 7 euro, por kjo do jetë e keqja më e vogël. Parashikimi është që s’do ketë fare naftë nëpër pika karburanti”, shkruan Spahiu.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?