Spahiu në Report TV: 1.5 mld €
hashash po futen në ekonomi
'Mospublikimi i procesverbaleve të KS-së, Meta ka të drejtë'

14 Nëntor 2017, 17:35| Përditesimi:

  • Share
Deputeti i LSI, Përparim Spahiu i ftuar në emisionin “45 Minuta” nga Denis Minga në Report Tv akuzoi qeverinë se po tenton që të pastrojë paratë e krimit përmes buxhetit të shtetit.

Ai u shpreh se paratë e pista mund të injektohen në ekonomi përmes investimeve në rrugë, porte apo vepra të tjera.

Intervista në REPORT TV

Ka një shqetësim të Bashës, se përmes buxhetit mund të pastrohen para, ju si mendoni a mund të pastrohen para përmes buxhetit?
Fakti që ka pasur bum të hashashit në 2016 dhe bëhet fjalë pë 1.5 miliard euro, fakti që këto para ekzistojnë mund të injektohen edhe në ekonomi. Unë këtë plan e shoh edhe si paqartësi të qeverisë. Erdhën pa asnjë program, është zgjidhje copy paste e disa ekspertëve të financave pa dhënë asnjë projeksion. Për derisa këto para ekzistojnë mund të injektohen.

Por si injektohen këto para?
Nëse këto para janë realizuar në këto tregti të zezë, ose injektohen ose mbahen cash, ose transferohen jashtë.

Si mund të përdoren në buxhet?
Investime në ndërtim në rrugë, ose porte. Transferimi jashtë i këtyre parave jashtë është kthyer në stres mesa duket, mbajtja në shtëpi, rrezikon ti humbësh. Prandaj injektohen në ekonomi. 
Këtu është problemei i kalimit dhe devijimit të kahut ekonomik në vend.

Bankat a janë imun nga ky rrezik potencial?

Nëpërmjet këtyre instrumetave PPB, nëse sjellin siç duhet sjellin zhvillim për ekonominë. E thashë dhe më herët, mënyra se si Rama i trajton cështjet, si tek fëmijët në Bulqizë deri tek  planin 1 miliard eurosh, pra ka një situatë ironie që e përdor. Edhe raportet ndërkombëtare thonë që rriskojmë nga kjo situatë.

Sistemi ynë bankar a është i sigurtë, a rrezikohet nga opastrimi i parave?
Sistemi  bankar, është një sitem privat, pasi sa më shumë të ketë qarkullim leku, aq më mirë është për ta, por ky lloj qarkullimi vret paranë e ndershme, por nuk ka një plan afatgjatë.Ne si opozitë i kemi kërkua transparencë për të gjitha këto.

Cili është qëndrimi juaj qndaj kompanive, që kanë pas një drejtues OF SHORE?
Unë them se duhet të shfrytëzojmë kompanitë ndërkombëtare, me paketa fiskale që janë serioze dhe me kapital dhe jo kompani fantazmë. Nëse kemi zgjedhje reale, kjo rregullohet e gjitha  me paratë e pista dhe me kultivimin e hashashit.

Ju pse nuk kërkoni në ligj që të përjashtohen kompanitë OF SHORE?
Janë mendimet që duhet të kalojnë nga Kuvendi dhe jo nga komisionet, të merren mendimet e ministrisë së Financave, nëse merret vendim mazhoritar merret më e mira dhe kjo nu

E dini saktë ju sa konçesione u është dhënë kompanive OF SHORE?
Në dijeninë time nuk u është dhënë koncesione kompanive OF SHORE

Çfarë risishë do të sjellë LSI në lidhje me këtë ?
Personalisht jam jo i kënaqur, pasi është e njëjta frymë që e kam ndeshur, ditën e enjte do të votojë kundër, ndryshe siç kam bërë për katër vitet e kaluar.

Keni respektuar linjën e Partisë?
Absolutisht po, por kam patur dhe diskutime brenda grupit ka patur. Buxheti aktual është një represion ndaj bizneseve, taksave, sepse janë ata që do të paguajnë në buxhetin e shtetit.
Ky projekt 1 miliardë në infrastrukturë, a përbën rrezik në borxhin publik?
Nuk është një rrezik, pasi janë para që do bëhen nga kompanitë, ky është një borxh, ose do paguhet taksa, ose nga ndonjë formë tjetër.

A kishte LSI mundësi të dilte më shpejt nga kjo situatë?
Ne ishim të besimit se gjërat do të shkonin mirë, por tani kemi një situatë jo të mirë.

Ju si parti, keni një qëndrim për taksat?
Ne kishim një program shumë të thjeshtë, absolutisht ne jemi për lehtësiar fiskale, nuk mund të marrësh masa represive deri në burg. Nëse vazhdimisht rrit taksat,m ti dekurajon prodhimin, ti merr paratë nga një biznes i ndershëm do ia kalosh qeverisë, nëse ti i heq paratë një biznesi të ndershëm, por ti në fakt këtë po e cënon, pasi rritja e taksave çon në dekurajim prishin dhe tkurrin ekonominë?

Në pjesën e taksimit, çfarë propozimesh keni ju?
Ne do të kemi diskutime nen për nen për buxhetin dhe e kemi në dikutime në nivel ekspertësh

Ju bind propozimi i Partisë Demokratike në lidhje me taksat?
Sa i përket kësaj linje ne jemi në një front opozitar  dhe padiskutim nuk është problemi sa përqind do të jetë taksimi.

Hotelet me 4-5 yje do të kenë taksë zero në këtë pjesë, a do të jetë një rrezik?
Kjo duket një ide shumë e mirë që nga kanalizimi ekonomisë së vendit. Ne kemi takime dhe kemi grupe miqësie, kemi shëtitur në jug, nuk e ka problemin e çmimeve te  turizmi, nuk e ngritën asnjëherë problemin e bukurive, i vetmi problem është infrastruktura.

 Ne shpesh herë ne i kërkojmë llogaritë qeverisë, megjithatë ka një problem dhe me kompanitë?
Dy bilance që  mbajnë kompanitë padiskutim kanë kostot e tyre. Ku ndërhynë qeveria?Qeveria ndërhynë në taksat dhe tek tatim fitimi, pra qeveria është thelbësore në të gjithë këtë histori. Bizneset janë më të afta se një inspektor tatimesh.

Si i shikoni zërin e investimeve të huaja?
Nuk ka asnjë incentivë, që investimet e huaja ti kemi në Shqipëri

Si është e mundur që çdo qeveri në mandatin e parë e merr FMN dhe mandatin e dytë e largon?
Mos harro se ne kemi një kredi disa miliona eurove, absolutisht ishte një qeveri që vinte me borxhe  nga e kaluara. Natyrisht kishte nevojë të merrte fonde, them që pa kaluar ne teori konspirative ne ekonomi hashashi, ndaj dhe FMN, nuk ka dashur të jetë pjesë në këtë proces. Mes kësaj që po ndoh dhe asaj që ndodhi që unë jam borxh, më mirë të jemi borxh kompanive shtetërore, jo të jemi borxh ndaj ekonomive të partneritetit publik privat, kjo është e rrezikshme.Personalisht është një vendim juridik, kryeministri ynë kërkon që ti kapë të gjithë, kjo është një mënyrë se nuk e di  ku do ta çojë.

Kur thoni se opozita nuk ka treguar nivelin e duhur, çfarë doni të thoni, si ta kuptojmë?
Duhej një reagim shumë i fortë i yni, ne nuk duhej të ulemi me qeveri që then rregullat , e cila ka treguar se shumë gjëra nuk funksionojnë sipas ligjit. Nuk është e thënë se të zgjidhet kjo situatë, synimet tona është të shkojmë në rrëzimin e qeverisë hap pas hapi me anë të protestave.

Ky është qëllimi juaj si opozitë?
Absolutish po, kjo do të jetë.

Jeni skeptik se deri në përfundimin e mandatit  rruga e Arbrit nuk do të ndërtohet, si e shikoni?
Kompania në fjalë është serioze dhe  mund ta bëjë  rrugën, por personalisht unë  kam humbur besimin tek ky kryeministër.

Në një të ardhmen mendoni se do te jeni në bashkëqeverisje mes opozitës?
Kjo i ngelet strukturave dhe jo Përparim Spahiut.

Për këtë çështjen e drogës pati dhe polemika, unë nuk e di nëse keni qenë  pjesë e deputetëve që i kërkuat zoti Meta të publikojë  procesverbalet e Këshillit të Sigurisë e 2016,  kanë qënë kolegët tuaj të PD dhe LSI, Meta e refuzoi duke ruajtur atë të që e është konfiendeciale brenda dokumentave shtetërore?

Jo nuk kam qenë pjesë e deputetëve, por do i jepja të drejtë  në këtë rast Presidentit, pasi dëshira jonë është për të ditur shumë gjëra.

Në një të ardhme mund të bashkëqeverisni sërisht me PS?

Personalisht jo, por kjo nuk më përket mua.Ky buxhet nuk ka asnjë të mirë, ai vjen me lajmin që do të jepen librat falas nga klasa e parë deri në të pestën. Kjo tregon gjendjen e varfërisë, nuk gjen asnjë fjalë dhe asnjë fjali për këtë buxhet, do mbyllen më shumë biznese. Do të kenë probleme pafund. Të ardhurat më pak në buxhetin e shtetit.

Shikoni ndonjë ndryshim mes Xhafajt dhe Tahirit?
Unë e marrë qeverinë si një të tërë dhe asnjëherë nuk e kam parë të shkëputur në pjesë.

dy.b. n.m/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?