Klodiana Spahiu, kandidate për deputete e PS-së Durrës

Kronikë

Spahiu dhe Sako në Spitallë: Kjo zonë do të shndërrohet në një nga më të bukurat e Durrësit

16 Prill 2021, 09:30| Përditesimi: 16 Prill 2021, 09:37

  • Share

Deputetja Klodiana Spahiu dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako kanë zhvilluar një takim me banorët e lagjes 15 të zonës së Spitallës. Deputetja Spahiu deklaroi se kjo zonë do të shndërrohet në një nga më të bukurat e Durrësit në sajë të projekteve të nisura me mbështetjen e fuqishme të qeverisë dhe kryeministrit Rama.

‘Ne do të shndërrojmë këtë zonë në një nga më të bukurat e Durrësit. Nuk do të jetë vetëm një zonë apartamentesh, por do të jetë një zonë e integruar me të gjitha shërbimet që kanë nevojë qytetarët, këto do të jenë për ju.’- tha Spahiu.

Deputetja Spahiu kërkoi mbështetjen e qytetarëve të kësaj zone dhe të gjithë Durrësit për mandatin e tretë të PS me qëllim që të vijojnë projektet e nisura por edhe për nisjen e të tjerave projekteve madhore që do të transformojnë qytetin

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako deklaroi se zona e zhvillimit në Spitallë do të jetë një lagje model urbane që do të ketë banesa për 1000 familje por do të ketë të gjithë infrastrukturën e shërbimit ndërkohë që Eco Parku i cili është duke u ndërtuar do të jetë një zonë atraktive jo vetëm për këtë zonë por për të gjithë Durrësin dhe më gjerë.

‘Këtu kemi zonën e Spitallës e cila do të strehojë 1000 familje. Një projekt tjetër që ne kemi në këtë zonë është ai i Eco Park. Kjo do të jetë një qendër atraktive jo vetëm për zonën po për të gjithë qytetin e Durrësit.’- tha Sako.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?