Spahia, thirrje Ramës: Hiq dorë
nga Shkodra dhe kërcënimet

10 Dhjetor 2017, 17:20| Përditesimi:

  • Share
Deputeti i PD për qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia ka denoncuar përpjeket e policisë së Shkodres për arrestimin dhe kërcënimin e të rinjve që një ditë më parë vërshëllyen kundër kryeministrit Rama.

“I bëj thirrje Edvinit, Fatmirit, Hakiut që ka humbur bashkë me Sajmirin dhe drejtuesve të policisë së Shkodrës të ndalojnë urgjentisht provokimet ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj”, ka deklaruar Spahia. Ai i ka kërkuar policisë të fokusohet tek lufta kundër krimit, drogës dhe  trafiqeve, që sipas tij në shumë raste drejtohen dhe kontrollohen nga drejtues të lartë të policisë. 

“Do të ishte më mirë që policia të merrej me gjetjen dhe kapjen e atyre oficerëve të lartë të policisë të implikuar direkt në kultivimin dhe trafikun e drogës, por edhe shumë të tjerëve që kanë lidhje me krimin e organizuar”, ka thënë Spahia.

Ai u është drejtuar posaçërisht krerëve të policisë së Shkodrës dhe gjithë strukturës policore që të rrijnë larg provokimeve dhe kërcënimeve politike. “Shpirtin e lirë, fjalën e lirë të shkodranëve nuk e ka mposhtur dot as diktatura më e egër në botë, ajo e baballarëve tuaj! Mos e provoni edhe ju se do të thyeni hundët”, ka shkruar Spahia në Facebook. 

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?