Receta

Spageti meksikane nga zonja Albana

16 Shtator 2021, 10:13| Përditesimi: 16 Shtator 2021, 11:06

  • Share

Spageti meksikane

Përbërësit:

1 pako makarona spageti

1 qepë e njomë

1 thelpi hudhër

1 spec i kuq djegës

1 karrotë

5 fleta lakër të bardhë

½ presh

1 kungull

Pak shafran

Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht vendosim makaronat në ujë me kripë dhe i lemë të ziejnë aldente duke respektuar minutazhin e shkruar në paketim.

Ndërkohë nje një tigan të madh me bazë të gjerë kaurdisim perimet e prera për së gjati karrotë, qepë e njomë (vetëm bishta), preshin, specin e kuq, kungullin dhe lakrën e bardhë. Shtojmë pak ujë nga zierja e makaronave dhe kaurdisim perimet duke i lenë aldente për të përftuar vlerat dhe shijen më të mirë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak shafran. Shtojmë makaronat në tiganin me perime, i trazojmë dhe i servirim menjëherë të ngrohta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?