Raktea Starship

SpaceX shtyn lëshimin e raketës më të madhe të ndërtuar ndonjëherë

17 Prill 2023, 16:06| Përditesimi: 17 Prill 2023, 16:23

  • Share

Kompania e Elon Musk, SpaceX ka shtyrë lëshimin e raketës më të madhe të ndërtuar ndonjëherë. Raktea Starship ishte planifikuar të lëshohej sot pasdite, por SpaceX njoftoi në minutën e fundit anulimin.

Elon Musk përmes një postimi në Twitter, tha se shkak për anulimin u bë një “valvul presioni e ngrirë” dhe për këtë arsye lëshimi i raketës do të planifikohet përsëri pas ditësh.

Mijëra njerëz ishin mbledhur në plazhet përgjatë Gjirit të Meksikës me shpresën për të parë spektaklin.

Starship është pothuajse 120 metra e lartë dhe ka gati dyfishin e vrullit të çdo rakete tjetër në histori. Raketa pa ekuipazh ishte planifikuar të nisej nga një bazë në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Synimi ishte që ajo të fluturonte në drejtim të lindjes dhe të përfundonte një qark të globit për rreth 150 minuta. Tani do të duhet një minimum prej 48 orësh që raketa të mund të bëhet gati për lëshim.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 17/04/2023 16:26

    Hahahah mos u merni me ate pune ju se per raketa vetem Ruset jane kurse ju shisni dengla kot pa lidhje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?