Zgjedhjet parlamentare në Greqi, fiton Mitsotakis: Qytetarët na e besuan neve edhe një mandat

21 Maj 2023, 07:10| Përditesimi: 22 Maj 2023, 08:34

  • Share

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Greqi dëshmojnë për një fitore dërrmuese të partisë “Demokracia e Re” e kryeministrit aktual, Kyriakos Mitsotakis.  Kjo parti ka marrë 41 për qind të votave, e ndjekur nga Syriza e Alexis Tsipra me 20 për qind, e më pas PASOK me 12.23 për qind të votave. Pjesën tjetër e kanë marrë 4 parti më të vogla.  Informacionet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duket se është duke u formuar një Parlament pesëpartiak.

Pas rezultateve paraprake, Kyriakos Mitsotakis doli në një konferencë për mediat ku tha se qytetarët ia kanë besuar qeverisjen partisë “Demokracia e Re” Ai u zotua të ndjekë të gjitha procedurat e parashikuara nga Kushtetuta. Mitsotakis i përçoi një mesazh partisë së tij duke thënë se nuk do të tolerojë sjelljet arrogante.

Sipas parashikimeve të ligjit zgjedhor, sa më pak parti të hyjnë në Parlament, aq më shumë favorizohet partia e parë. Mundësia e dukshme e qeverisë, sipas rezultateve të exit poll-it, por edhe integrimit të rezultateve zyrtare, është ajo e një qeverisjeje të përbashkët “Demokracia e re”-PASOK , e cila po të mblidhen përqindjet e tyre mund të arrijnë në 52%. Një qeveri e dy partive mund të formojë një qeveri me mbështetjen e 156-161 deputetëve.

Është e sigurt se rezultatet e deritanishme, përveçse e bëjnë Kyriakos Mitsotakis politikanin absolut dominues, e riorganizojnë skenën politike. Janë 6 parti greke konkurrojnë në kto zgjedhje, ndërkohë që 7 prej kandidatëve për deputetë janë shqiptarë.

Pak orë para nisjes së procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare në Greqi, pesë persona janë arrestuar në policia pasi u kapën duke blerë vota në fshatin Sovadhes të Kardhicës në Greqinë kontinentale.

Ora 22:44
Zgjedhjet në Greqi, Tsipras pranon humbjen dhe uron për fitoren Mitsotakis

Kreu i SYRIZA-s në Greqi, Alexis Tsipras ka pranuar humbjen dhe ka uruar për fitoren rivalin e tij të Demokracisë së Re,  Kyriakos Mitsotakis.

"Rezultati zgjedhor është jashtëzakonisht negativ për SYRIZA-n. Unë kontaktova pak më parë me zotin Mitsotakis dhe e përgëzova për fitoren. Garat kanë edhe fitore edhe humbje. Organet tona kolektive do të mblidhen menjëherë për të vlerësuar rezultatet e zgjedhjeve.

Ora 21:54
Partia e tij fiton bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, Mitsotakis: Të ecim në rrugën e progresit dhe reformave të mëdha

Kyriakos Mitsotakis në deklaratat e tij pasi dolën rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën sot, ai dhe partia  e tij kryesojë në vota.

Në deklaratën e tij ai theksoi se qytetarët treguan vullnetin e tyre dhe i dhanë mundësinë partisë së tij për të vijuar në rrugën drejt progresit dhe reformave të mëdha.

 “Për Demokracinë e Re votuan miliona qytetarë grekë. Rezultati i madh tregon vullnetin e njerëzve që na dhanë miratimin për një qeveri politike të vetë-mbështetur.Këtë kanë votuar sot dhe madje e kanë kërkuar prerazi. Dhe kërkuan diçka tjetër: Të ecim më shpejt në rrugën e progresit dhe reformave të mëdha. Për një shëndet më të mirë publik, më pak pabarazi, për një Greqi të fortë dhe të sigurt në nivel ndërkombëtar. Sot shpresa mundi kotësinë, uniteti mundi ndarjen. Më prek përgjegjësia e rëndë që kam mbi supe, përgjegjësi për të cilën jam thirrur të punoj edhe më shumë për të justifikuar besimin që më keni dhënë. Është një mandat i qartë për një periudhë të re katërvjeçare ku duhet të mbulojmë terrenin e humbur që na ndan nga Evropa. Unë do të jem i qëndrueshëm në angazhimet e mia. Nga nesër do të ndjek të gjitha procedurat e parashikuara në Kushtetutë. Pazaret partiake dhe matematika e proporcionalitetit të thjeshtë, dukej se nuk patën fat”, u shpreh kryeministri Mitsotakis.

Ora 21:33
Zgjedhjet në Greqi, publikohen rezultatet e para, kryeson partia e Mitsotakis

Në Greqi janë publikuar rezultate paraprake të zgjedhjeve, ku partia Demokracia e Re e kryeministrit aktual kryeson me 41% të votave. Demokracia e re fiton me afro 21% diferencë nga SYRIZA.

Konkretisht, rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2023 janë si më poshtë:

Demokracia e Re 40.86%

SYRIZA 20.1%

PASOK 12.05%

KKE 7,01%

Zgjidhja greke 4.5%

Ora 18:20
Mbyllet votimi për zgjedhjet në Greqi, dalin Exit Poll-et e para! Udhëheq partia e Mitsotakis

1684645871_zgjedhjetnegreqi.jpg

Zgjedhjet në Greqi janë mbyllur dhe janë publikuar edhe exit poll-et e para menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 19:00 me orën lokale.

Exit poll-i i përbashkët i miratuar nga të gjitha kompanitë e sondazheve dhe të gjitha stacionet televizive tregon se epërsinë e partisë Demokracia e Re të kryeministrit aktual Mitsotakis kundrejt partisë SYRIZA të Tsipras. Demokracia e Re sipas rezultateve të Exit poll është 11% para SYRIZA.

Sipas exit poll-it të përbashkët, Demokracia e Re pritet të marrë nga 36% deri në 40%. SYRIZA po lëviz në nivele shumë më të ulëta nga 25% në 29%.

PASOK/Lëvizja për Ndryshim del si forcë e tretë me përqindje nga 9.5% në 12.5%. KKE nga 6% në 8%, Zgjidhja greke nga 3.5% deri në 5.5%.

Ora 16:14
Zgjedhjet në Greqi/ E pazakontë, fermeri shkon për të votuar me një kalë dhe një gomar

Një fermer 50-vjeçar i shoqëruar nga kali dhe gomari i tij, ka shkuar në qendrën e votimit për të shprehur vullnetin përmes votës, në zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Greqi.

Një fermer është shfaqur në një qendër votimi në Nafplion së bashku me kalin dhe gomarin e tij.Në foto duket fermeri i cili është mbi kalë dhe po bëhet gati të ulet në oborrin e shkollës së mesme ku po mbahen votimet.

Qytetarët grek i janë drejtuar sot qendrave të votimit dhe kutive për të vendosur me votën  e tyre për qeverinë që do i udhëheqë në 4 vitet në vijim, por duket se në qendrat e votimit nuk janë shfaqur vetëm njerëzit.

 

Ora 11:53
Zgjedhjet në Greqi/ Mitsotakis voton së bashku me fëmijët: Një ditë më e mirë do të vijë

1684662850_64001684661339xmitsotakis365.jpeg

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka shkuar të votojë së bashku me fëmijet e tij në kuadër të zgjedhjeve në vend. Ai shprehu besimin se e ardhmja do jetë më e mirë.

“Sot votojmë për të ardhmen tonë. Ne votojmë për paga më të larta, votojmë për më shumë dhe punë më të mira.

Ne po votojmë për një sistem shëndetësor kombëtar më efikas, për një shoqëri me më pak pabarazi, për një atdhe më të fortë, me një rol të rëndësishëm në Evropë, me kufij të mbrojtur.

Zgjedhjet janë festa e demokracisë. Sot përgjegjësia për qeverisjen e vendit ju kalon ju qytetarëve, por jam absolutisht i sigurt se nesër do të gdhijë një ditë edhe më e mirë për vendin tonë”,-tha Mitsotakis.

Ora 11:26
Shitblerje votash në Greqi, arrestohen 5 persona! U kapën me mbi 6 mijë euro në çantë që i shpërndanin për qytetarët

Pak orë para nisjes së procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare në Greqi, pesë persona janë arrestuar në policia pasi u kapën duke blerë vota në fshatin Sovadhes të Kardhicës në Greqinë kontinentale.

Mediat grekë bejnë me dije pesë të arrestuarit i përkasin komunitetit rom dhe janë kapur në flagrancë me 197 karta identiteti dhe 114 zarfe me fletën e votimit për një kandidat të caktuar.

Brenda çantës ku mbanin zarfet, është gjetur shuma prej 6060 eurosh.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?