Sot, zgjedhjet në Universitete
170 vëzhgues në gadishmëri

20 Prill 2016, 09:37| Përditesimi:

  • Share
Studentët dhe akademikët në të gjithë vendin, i drejtohen sot qendrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të universiteteve.

Procesi ka nisur që prej orës 8:00. Gjithsej, do të zgjidhen 14 rektorë në nivel kombëtar, 55 dekanë dhe 155 drejtues departamentesh.

Studententët përfaqësojnë 10% të peshës së votës, ndërsa profesorët 90%. 

Në Universitetin e Tiranës, ku kandidatët kryesorë janë Klodeta Dibra dhe Mynyr Koni, vullneti i akademikëve dhe studentëve do të shprehet në 33 qendra votim, vendosur në fakultetet përkatëse.

Monitorimi do të bëhet nga 170 vëzhgues, mes të cilëve persona të zgjedhur nga kandidatë dhe Këshilli Rinor i Ambasadës së Sheteve të Bashkura të Amerikës në Tiranë. 

Nga këta të fundit, mësohet se janë 20 të rinj, që do të monitorojnë kryesisht në Tiranë.  Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e votimit, janë angazhuar edhe forca të policisë së kryeqytetit.

Votimi pritet të përfundojë në orën 18. Menjëherë pas mbylljes së këtij procesi, pritet të nisë dhe numërimi i votave. Rportohet se brenda ditës së sotme do të bëhen me dije edhe rezultatet praprake dhe nëse proceset nuk kanë vonesa, sot mun të bëhet i ditur edhe rezultati përfundimtar.

Drejtuesit e Universiteteve zgjidhen një herë në 4 vjet. Ligji i ri arsimit të lartë, i kufizon rektorët dhe dekanët deri në dy mandate.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?