Foto e postuar nga Erion Braçe

Kronikë

Sot u eksportuan 110 kuintalë shalqi nga Lushnja, zv.kryeministri Braçe: Me çmim 20-22 lekë kg, kur ua thashë s'e besuat

24 Qershor 2021, 20:56| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 21:08

  • Share

LUSHNJE- 110 kuintalë shalqi të Lushnjës janë eksportuar ditën e sotme me 20-22 lekë për kg. Kështu ka njoftuar zv.kryeministri, Erion Braçe nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ i cili shkruan se kjo nuk është vetëm punë krahu, por edhe punë agronomi, pasi duhet punë dhe kohë e domosdoshme për të marrë një frut të shëndetshëm.

Ndër të tjera Braçe bën me dije se do të vijojë të monitorojë çmimet çdo ditë deri në eksportimin e manues së fundit.

“110 kuintalë plus, i vjelë, peshuar dhe eksportuar sot nga Cerma e Sipërme! Çmimi sot 20-22 leke/kg!

Kur ua thashë se besuat, sot që u peshua besoj të shkoni e pyesni. Se kjo puna e bujqësisë nuk është veç punë krahu, por edhe punë agronomi, toke, fidani i përshtatshëm, plehrimi me cilësinë e sasinë e duhur-jo mbytur e mbytur, temperaturë e kohe të domosdoshme për të marrë frut të shëndetshëm, cilësor e flak te kuq! Aaaa po, llogarinë kërkojani se është aq i kënaqur sa ua thotë vetë me deshirë!

Ndërkohë, kam monitoruar çmimet në eksport  të 50 eksportuesve të mëdhenj, përmes faturave në dogana nga e hëna deri para pak. Kërkesa është e qëndrueshme dhe nuk ka asnjë arsye që çmimet të bien, përkundrazi çmimi 20-22 lekë është tërësisht legjitim! Do vijoj të monitoroj çmimet çdo ditë në vijim deri në maunen e fundit”, shkruan Braçe.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?