Foto ilustruese

Sot skadon afati për 73 mijë persona të dorëzojnë DIVA-n, gjobë me interes dhe kamatvonesë për ata që nuk sjellin deklaratën

30 Prill, 14:45| Përditesimi: 30 Prill, 15:02

  • Share

Sot përfundon afati që kanë mbi 73 mijë persona për të dorëzuar Deklaratën Individuale të të Ardhurave.

Drejtoria e Tatimeve thotë për Report TV, se detyrimin për të dorëzuar DIVA-n e kanë mbi 24 mijë persona që marrin mbi 2 milionë lekë në vit, dhe 49 mijë të tjerë që janë të dypunësuar.

Dorëzimi i deklaratës nuk ka kosto ekstra për ata persona që kanë të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, ndërsa për të dypunësuarit dorëzimi i deklaratës ka kosto, pasi mblidhen pagat dhe rivlerësohet tatimi i paguar përgjatë vitit.

Pra nëse individi ka dy paga nga 40 mijë lekë nuk ka paguar tatim vjet sepse është rroga minimale që nuk taksohet, me plotësimin e DIVA, pagat bashkohen dhe mbi 80 mijë lekëshin do paguhet tatimi 13%.

Kush nuk e dorëzon deklaratën gjobitet me 3 mijë lekë, të cilës i bashkëngjitet edhe interesi dhe kamatëvonesa.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?