Foto ilustruese

Dje shi, por mësoni se si do të jetë moti për ditën e sotme

6 Korrik 2020, 07:05| Përditesimi: 6 Korrik 2020, 07:11

  • Share

Sipas MeteoAlb: Kthjellimet dominojnë gjatë paradites në të gjithë vendin, por mesdita shton vranësirat në zonat lindore duke sjellë rrebeshe shiu, ndërsa pjesa tjetër e vendit vijon me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi Verilindor -Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Europa Veriore dhe ishujt Britanikë vijojnë  me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe shiu. Ndërsa moti i kthjellët mbizotëron pjesën më të madhe të kontinetit Europian ku më të dukshme kthjellimet do jenë në Rajonin e Mesdheut.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?