Sot seanca plenare, interpelancë
me ministren Mirela Kumbaro

9 Nëntor 2017, 09:32| Përditesimi:

  • Share
Kuvendi do të zhvillojë ditën e sotme seancën plenare të radhës, ku si çdo të enjte priten debate të forta mes palëve politike. Seanca pritet të nisë me interpelancë me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, e thirrur nga deputeti Alket Hyseni. Përtej rendit të ditës, ku do të diskutohen disa projektligje e projektvendime të rëndësishme, deputetët do të diskutojnë dhe jashtë rendit të ditës 60 minuta. 

Rendi i ditës për seancën plenare:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.11.2017 (neni 44, Rregullore)

2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë me Ministren e Kulturës, kërkuar nga deputeti Alket Hyseni (neni 96, Rregullore)

4. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar” (nenet 28, 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)

5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute) 1 Vijon puna në komisionet parlamentare për projektligjet, që ishin parashikuar në kalendarin 3 javor për t’u miratuar në seancën plenare të datës 9.11.2017: - Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7829, datë 01.06.1994 “Për noterinë”, të ndryshuar (nismë deputeti); - Projektligji “Për ndihmën juridike” (nismë deputeti); SHËRBIMI I SEANCËS PLENARE 1 Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)

6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main, në lidhje me marrveshjen e huasë, ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit.sh.a. (OST) dhe KfW Frankfurt am Main, për projektin “Linja e transmetimit 400 kv Shqipëri-Maqedoni (Fier-Elbasan-Qafë Thanë) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Politikën e Jashtme Shprehet për dhënie mendimi Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)

7. Projektvendim “Për lirimin e një anëtari, i caktuar kryetar, të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (neni 111 Rregullore, votim i fshehtë me shumicë të thjeshtë) Raporti i komisionit përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

8. Projektvendim “Për procedurën paraprake të përzgjedhjes së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi” (neni 55 i Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë) Raporti i komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore) Koha e diskutimeve deri në 60 minuta 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?