Sot rinisin fluturimet nga aeroporti i Rinasit për rezidentët në BE, ende kufizime për qytetarët shqiptarë

22 Qershor 2020, 09:05| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 09:10

  • Share

Duke nisur nga dita e sotme rihapen fluturimet nga Aeroporti "Nënë Tereza", vetëm për rezidentët në  Bashkimin Europian dhe nënshtetasit europianë, ndërsa për qytetarët e thjeshtë të Shqipërisë do vazhdojë të ketë kufizime.

Në njoftimin e TIA bëhet e ditur se udhëtimet do të jenë vajtja dhe kthim nga Tirana në Athinë, Bari, Beograd, Vjenë, Venecia dhe Firence.

TIA i bën thirrje udhëtarëve të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa maskat janë të detyrueshme.

Ndërkohë bëhet e ditur se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.

Fluturimet e konfirmuara 22.06.2020⠀⠀
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje për ditën e sotme janë:⠀⠀

✈Aegean - Tiranë - Athinë dhe kthim

✈Air Albania - Stamboll - Tiranë and Tiranë - Milano

✈Albaëings - Tiranë - Bari dhe kthim

✈Air Serbia - Tiranë - Beograd dhe kthim

✈Austrian - Tiranë - Vjenë dhe Kthim

✈Albaëings - Tiranë - Venecia dhe kthim

✈Albaëings - Tiranë - Firence dhe kthim

Për ditën e sotme është parashikuar edhe rinisja e transportit detar. Edhe kjo vlen vetëm për shtetasit italianë dhe të huaj të tjerë dhe shqiptarët që janë rezidentë në Itali, kanë një vizë pune apo për arsye shëndetësore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?