Familja Kelmendi

Sot pritet të na përfaqësojë në Eurovision, Albina Kelmendi optimiste: Shtetet e forta na shohin si konkurrent

11 Maj 2023, 13:04| Përditesimi: 11 Maj 2023, 13:06

  • Share

Mbrëmjen e sotme Albina Kelmedi do të na përfaqësojë në skenën e Eurovisionit, në gjysmëfinalen e dytë. Ajo ka dhënë së fundmi një interviste me skype në një emision ku ka treguar se shtetit e forta e shohin si konkurrente. Ajo është shprehur mjaft optimiste për rrugëtimin e saj në Eurovision.

"Vlerësimi i BBC është me të vërtet i mrekullueshëm. Kemi shpresa dhe shumë emocione. Koreografia dhe performanca është e thjeshtë dhe e përshtatshme me këngën për të dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm. Në skenë do të jemi 6 anëtarë të familjes. Shqip do të flas kënga dhe kemi kombinuar skenën dhe veshjen dhe nuk na ka mbetur asnjë element tjetër. Fal meje kanë filluar kurse të gjuhës shqipe nga kënga që do të këndohet shqip, madje edhe audienca e ka perceptuar shumë mirë. Shtetet e forta na shohin si konkurrent. Votoni këngën “Duje”, na mbështetni sepse vetëm nuk mund t’ia dalim. Unë jam e bindur se ne do të arrijmë në finale sepse kemi dëgjuar që na kanë vlerësuar shumë. Jemi të gjithë të emocionuar secili në mënyrën e tij por gjithsesi emocione pozitive. Shpresojmë të bëjmë krenar të gjithë shqiptarët”, ka thënë Albina.

Mes 37 konkurrentësh, Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision”. Në një kohë kur duhet të kryenin provat e performancës së tyre, familja Kelmendi nuk ka mundur të udhëtojë drejt Britanisë. Shkak është bërë mungesa mospajisja me pasaportë shqiptare, edhe pse po përfaqësojnë vendin tonë në Eurovizion.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?