Sot pritet sërish rënie temperaturash... parashikimi i motit për sot

10 Janar, 07:13| Përditesimi: 10 Janar, 07:17

  • Share

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mbizotërim të motit të kthjellët si dhe rënie të mëtejshme të temperaturave në vlerat minimale.

Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje- veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa në bregdet era arrin shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -4 deri 4°C

në zonat e ulëta 0 deri 11°C

në zonat bregdetare 2deri12°C.

Burimi: Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?