Zgjedhja e kryetarit të ri, Këshilli Kombëtar i PD ngre Komisionin Zgjedhor! Bardhi e 16 deputetë e bojkotojnë: Mbledhja ilegjitime

20 Qershor 2023, 08:40| Përditesimi: 20 Qershor 2023, 21:26

  • Share

TIRANË-  Për herë të parë, Këshillit Kombëtar të PD, i mbledhur këtë të martë, i mungoi e gjithë struktura drejtuese e Partisë. Mungesës së Kryetarit, i cili të djathtëve i mungon prej nje viti e gjysmë iu bashkua edhe ajo e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhit dhe e 16 deputetëve që e bojkotuan.

Mbledhja në kushte të një krize të jashtëzakonshme, me përçarje edhe brenda pjesës zyrtare, u reflektua fillimisht te vështirësia për të plotësuar numrin e nevojshëm të anëtarëve për kuorum. Këtë e pranoi në çelje të mbledhjes, vetë drejtuesi i Këshillit, Jemin Gjana.

"Me lutje ndaj Zotit dhe ndaj demokratëve kuorumi u plotësua", tha Jemin Gjana. 

Shkurtimi i listës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar, nga 453 të dalë nga zgjedhjet e fundit në 329, me argumentin se janë larguar drejt Rithemelimit, nuk e ndihmoi PD-në në luftën e shifrave, duke arritur të mbledhë vetëm 174 anëtarë.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Këshilli Kombëtar miratoi një rezolutë duke u rreshtuar krah kryesisë për zhvillimin e garës për kryetarin e ri të PD.

Detajet i dha para mediave, Flutura Açka, që bashkë me Kreshnik Çollakun dhe Arbi Agalliun drejtuan punimet e Këshillit.

Bojkotin e bërë nga pjesa më e madhe e deputetëve, Açka dhe Çollaku refuzuan ta quajnë tkurrje të Partisë dhe thellim të përçarjes, siç një ditë më parë ngriti alarmin Gazment Bardhi kur kërkoi reflektim për të mos vijuar rrugën e interesave personale në PD.

I menjëhershëm ishte reagimi i grupit parlamentar të PD të cilët e konsideruan ilegjitme mbledhjen e Këshillit Sot.

“Duke e konsideruar antistatutor rezultatin e takimit të sotëm, për të shmangur një tjetër ngërç në PD, deklarojmë se duke nisur nga sot do të ndërmarrim iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar mbi situatën në Partinë Demokratike”

Mbrëmjen e kësaj të marte përfundon edhe afati për dorëzimin e formularit të kandidimit për kreun e PD. Me konstituimin e Komisionit Zgjedhor, kandidati i parë zyrtar ëshhtë Gjergji Gjana, i cili me gjasë do të jetë i vetmi rival i Bashës në zgjedhjet e 29 korrikut.

 

Ora 16:46
Mbledhja e Këshillit Kombëtar, deputetët që e bojkotuan: Nuk ishte legjitime, s’u plotësua kuorumi

1684920476_seliaepd.jpg

Deputetët e grupit të PD, që bojkotuan edhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kanë dalë me një deklaratë, ku thonë se mbledhja nuk ishte legjitime, pasi nuk u plotësua kuorumi. Në deklaratë thuhet se këta deputetët do të zhvillojnë takime individuale me secilin anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar mbi situatën në PD.

“Ne, deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me shqetësim kemi ndjekur aktet e njëanshme të ndjekura nga një pjesë e Kryesisë së Partisë, të cilat kanë kulmuar sot me një falsitet antistatutor, duke konsideruar një takim pakuorum, si mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD.

Pasi kemi marrë kopje të anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD të depozituar dhe regjistruar në Zyrën e Regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe konfirmimin zyrtar të organeve përgjegjëse statutore, konstatojmë se Këshilli Kombëtar i PD ka aktualisht në detyrë 453 anëtarë nga 478 anëtarë gjithsej të dalë nga Kuvendi Kombëtar i PD datë 17 Korrik 2022.

Me përgjegjësinë për të mbrojtur interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, konstatojmë se sot nuk ka patur një mbledhje legjitime të Këshillit Kombëtar të PD. Duke e konsideruar antistatutor rezultatin e takimit të sotëm, për të shmangur një tjetër ngërç në PD, për të ndalur përçarjen e mëtejshme të Partisë Demokratike, si dhe për të garantuar forcimin e Partisë Demokratike, deklarojmë se:

Duke nisur nga sot do të ndërmarrim iniciativën për të kontaktuar individualisht dhe vlerësuar vullnetin e secilit anëtar legjitim të Këshillit Kombëtar mbi situatën në Partinë Demokratike dhe do të vazhdojmë përpjekjet për forcimin e Partisë Demokratike, të bindur se aktet përçarëse, përjashtimet, njëanshmëria dhe nxitimi, nuk ndihmon në ringritjen e PD”, thuhet në deklaratën e grupit të PD.

Ora 15:09
Këshilli Kombëtar i PD për zgjedhjen e kryetarit, Açka: Zgjodhëm 8 anëtarët e Komisionit zgjedhor! Deputetët që s’morën pjesë kanë të drejtë të mendojnë ndryshe

 

Deputetja ePD-së, Flutura Açka ka folur pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar ku tha se procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së do të vijojë. Sot në mbledhje janë zgjedhur 8 anëtarët e komisionit zgjedhor. E pyetur lidhur me bojkotin e 17 deputetëve në Këshill mes tyre edhe Bardhi, Açka u shpreh se është e drejta e tyre. 

“Çdo anëtar i këshillit kombëtar ka të drejtë të mendojë edhe ndryshe në PD. Njerëzit kanë të drejtë të thonë mendimet e tyre. Vendimet e shumicës duhet të zbatohen”, tha Flutura Açka.

E pyetur për mungesën e sekretarit të përgjithshëm, Gazment Bardhi në këtë mbledhje, Açka tha se “sekretari i përgjithshëm kërkoi vetë të mblidhet këshilli kombëtar. Si njeri që e dua dhe e çmoj shumë do të doja të ishte në mbledhje. Refuzimi i tij nuk nënkupton që PD e ka luksin të humbë qoftë edhe një anëtar të thjeshtë”.

Ora 13:56
Mbledhja e Këshillit nis 1 orë me vonesë, Jemin Gjana: Falë lutjeve ndaj Zotit e demokratëve, e plotësuam kuorumin

 

Në mbledhjen e këshillit të PD-së që nisi një orë më vonesë, Jemin Gjata bëri një koment të pazakontë. 

“Asnjë prej nesh nuk është përcaktuar nga Edi Rama kur u zgjodhëm, kemi kaluar një periudhë të vështirë, ta themi për ata që u ndanë më parë ose këto ditë nga pjesa legale e PD.

Ne kemi qenë këtu dhe jemi këtu Më vjen mirë që nuk patëm nevojë, që të shtynim mbledhjen  por e plotësuam kuorumin, pavarësisht se e lamë në orën 12, ditë pune. Pas shumë lutjesh ndaj zotit dhe demokratëve arritën ta mblidhnim. Jemi institucione të dalë nga kuvendi i 17 korrikut 2021, jemi legalë jo të vulës, gabim kanë bërë ata që e kanë përdorur.”- thotë Gjana.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genti: 20/06/2023 17:43

    Para me Jemin Gjanen...ja ka inatin doktorit qe e la vetem 4 vjet minister...por e kapen me ku....do merrni 2-3 % ne 2025...

    Përgjigju
  • ALB: 20/06/2023 11:43

    Ju jeni nje stan me lepuj.TE gjithe kunder Berishes e Bashes.Me ata ne krye nuk ka Parti Demokratike te vertete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?