Foto ilustruese

Kronikë

Sot një ndër ditët më të nxehta të vitit, temperaturat shkojnë deri në 41°C.

8 Korrik 2021, 07:26| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 07:29

  • Share

Moti në Shqipëri do të karakterizohet nga kthjellime dhe temperatura të larta, situatë e cila vijon deri pasdite kur në gjysmën lindore të vendit shfaqen vranësira kalimtare, sipas meteoAlb. Ndërsa bregdeti vijon me kthjellime. Parashikohet qe moti i nxehtë të mbetet edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes por edhe në mesditë duke  luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C.

Era do fryjë mesatare  dhe e fortë me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa: Vijon Rajoni i Medheut në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Po ashtu me kthjellime dhe vranësira kalimtare paraqitet Lindja Kontinentit. Ndërsa vranësira, rrebeshe shiu dhe stuhi afatshkutra do ketë Qëndra dhe Europa Veriore.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?