Sot nisi vaksinimi anti-COVID/ Vasilika Hysi: Shqipëria nuk mbeti pas! Vaksina nuk nisi për të hequr vëmendjen nga ngjarjet e tjera

11 Janar 2021, 19:22| Përditesimi: 11 Janar 2021, 19:25

  • Share

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi tha se sot Shqipëria bëri realitet vaksinimin anti-covid falë mirëmenaxhimit dhe përpjekjeve të qeverisë për ta siguruar atë edhe pse politikat e BE nuk ishin favorizuese. Në një intervistë për Report Tv, Hysi tha se ka pasur shumë teori konspirative dhe skeptikë në lidhje me sigurimin e vaksinës, sot u tregua e kundërta.

Në lidhe me dyshimet se vaksina erdhi më herët për të tërhequr vëmendjen nga të tjera situata,  Hysi tha se vaksina erdhi në kohën e duhur dhe jo papërgatitur dhe se për të hequr vëmendjen nga të tjera ngjarjet si përmbytjet apo të tjera situata.

"Fakti që sot edhe Shqipëria nis vaksinimin e bluzave të bardha dhe paralele me të edhe të kategorive të tjera shoqërore më të rrezikuar tregon qartë se menaxhimi i fushatës të parandalimit të COVID-19 nga nga komiteti teknik dhe masave të marra nga qeveria dhe parlamenti që ka ushtruar kontrollin parlament me miratimin e një sërë aktesh ligjore  masat e marra kanë qenë të duhura. E para lufta kundër COVID dhe menaxhimi i situatës në pandemi është detyrë e çdo qeveria. Që në ditët e para qeveria ka ndërmarrë një sërë masash dhe ka qenë shumë aktive. Vazhdimisht ka pasur një program dhe një strategji që gjithmonë është theksuar, pavarësisht skeptikëve, që strategjia për menaxhimin e pandemisë janë orientuar në rekomandimet e OBSH dhe shembujt nga vendet e tjera. Nga ana tjetër fushata për vaksinimi është bërë publik nga Rama shumë kohë më parë dhe nuk ka lidhje me ngjarjet e fundit. Që në nëntor dhe fillim të dhjetori  është theksuar se Shqipëria nuk do të mbetet pas dhe po bëheshin të gjitha përpjekjet. Madje të gjitha përpjekjet e kryeministrit dhe vizita e tij në SHBA apo vend të tjera në BE dhe komunikimet dinamike janë paragjykuar gjithmonë dhe ja ku jemi Shqipëria të mos mbetej pas vendeve të tjera dhe vaksinimi u bë realitet. Duhet thënë se 2020 ka qenë një vit i vështirë për Shqipërinë ku përveç pandemisë ishte edhe tërmeti e tani përmbytjet. Vaksina nuk ka lidhje me heqjen e vëmendjes nga përmbytjet apo ngjarje të tjera", tha Hysi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?