Muaji i Shenjtë i Ramazanit, ish-Myftiu i Tiranës në Report Tv: Nata e Kadrit me 27 prill, e rëndësishme sadakaja në 10 ditët e fundit për të pamundurit

2 Prill 2022, 20:12| Përditesimi: 2 Prill 2022, 20:23

  • Share

TIRANË- Sot ka nisur Muaji i Shenjtë i Ramazanit, teksa ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gura në studion e Report Tv, ka dhënë disa mesazhe të rëndësishme për të gjithë besimtarët myslimanë që zgjedhin të agjërojnë për 30 ditë. Ai ka zbuluar se nata e Kadrit, sipas përllogaritje i do të jetë në 27 prill, një natë shumë e rëndësishme e këtij muaji të shenjtë

“Brenda 30 ditëve ka zgjedhur dhe një natë të veçantë mbi çdo kohë dhe mbi çdo natë tjetër, është nata e Kadrit, ose siç njihet  nata e 1 mijë muajve apo nata e madhështisë, edhe kjo për t’u dhënë një tjetër vlerë mbi vlera këtij muaji, njerëzit që nuk e kanë mundësinë që të agjërojnë të plotë apo 10 ditëshin, shtyhen dhe priren me shpresën e madhe që ashtu është, që të mbajnë këtë natë që në mos gaboj është me 27 prill dhe është madhështorë dhe agjërimi në atë natë dhe atë ditë”, tha Gurra.

Në studio me gazetaren Elda Lamja, ish-myftiu tha se është shumë e rëndësishme, edhe dhënia e sadakasë, që merr një vlerë edhe më të shtuar në 10 ditëshin e fundit.

“Agjërimi,  bashkë e shoqëruar dhe me sadakanë respektike, për të dhënë kryesisht brenda 10 ditëve të fundit, ka një vlerë jashtëzakonisht të veçantë, me dhënë të të pamundurit, fqinjët apo të afërmit që nuk kanë mundësi, brenda 10 ditëve të fundit deri në 1 maj, është e shpërblyeshme dhe e shkëlqyeshme, dhënia e sadakasë”, tha Gurra.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?