Kronikë

Sot nis kolaudimi i mjeteve, drejtori i Përgjithshëm për Report Tv: S'ka më korrupsion! Duhet patjetër aplikim në e-Albania

31 Maj 2021, 11:55| Përditesimi: 31 Maj 2021, 15:14

  • Share

TIRANË- Drakuli Lumi, drejtor i Përgjithshëm i Kontrollit Teknik ka sqaruar se me aparaturat e reja dhe trajnimin e personelit, do të shmanget korrupsioni, një prej ankesave më të mëdha të bëra nga drejtuesve të mjeteve.

Në një intervistë për gazetaren e Report TV, Eliza Gjediku, drejtori ka bërë me dije se për të shmangur fluksin e madh pas rinisjes së procesit, do të punohet edhe me orë të zgjatura. Sot në vetëm një nga pikat e këtij shërbimi, do të kalojnë 60 mjete, ka sqaruar Lumi.

Për t'iu nënshtruar kolaudim, theksonet se duhet patjetër aplikimi në e-Albania.

"Sot vetëm për një pikë, parashikohet që të kalojnë rreth 60 mjete në ditë. Po bëhen mjete që janë targuar për herë të parë, makina e vogla nëse ka shlyer taksat dhe gjobat do e bëjnë një vit më pas.  Ne shpresojmë që do ofrojmë shërbim më cilësor, nga sistemi dhe mënyra për trajtimit nga ana e personelit, është rritur cilësua e personelit të trajnuar. Aparaturat janë më cilësore, aparaturat e amortizuar janë rregulluar.

Deri më tani kemi proceduar me njoftime me kategoritë që duhet t'i nënshtrohen patjetër koalidimit dhe regjistrimet do behën nëpërmjet e -Albania, tarifa është e njëjtë, për makinat do paguhet njëherë në vit.  Nëse do kemi fluks do punohet edhe me orare të zgjatura dhe për të shmangur këtë fluks, do pranohen vetëm mjetet që kanë aplikuar në E-Albania. Progami  është ndërtuar i tillë që nuk ndërhyrje subjektiv, që nga trajnimi i personelit", tha Lumi.

Pse u pezullua me 5 muaj ky proces? Në fund të muajit nëntor përfundoi kontrata me koncesionin SGS për kolaudimin e makinave. Më 3 shtator të vitit 2009 nga qeveria e mëparshme u nënshkrua me SGS kontrata për “Dhënien me Koncesion të Shërbimit të Kontrollit të Detyrueshëm Teknik të Mjeteve me Motor dhe Rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë” (në atë periudhë shërbimi nisi për një flotë prej 200,000 automjetesh që qarkullonin në vend me një normë rritje 6% në vit. Aktualisht në vend janë të regjistruara rreth 630,000 mjete).

 Në përfundim të kontratës me afat 10 vjeçar, në shtator të 2019-s qeveria dhe operatori SGS ranë dakord për ndryshimin e përfundimit të kontratës, duke vendosur afatin e ri deri në datën 31.12 2020. Me rinovimin e kontratës kontrolli teknik i detyrueshëm i mjeteve për të paktën 1 vit vazhdoi të kryhet nga koncensionari. 

Pas pezullimit që nga janari i këtij viti, nga dita e sotme rifilluan shërbimet e kontrollt teknik të mjeteve. DPSHTRR bëri me dije se mjetet e para që do të marrin shërbimin e kontrollit teknik janë të gjitha mjetet  në pronësi të institucioneve shtetërore, kamionet, rimorkiot, tërheqësit. 

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ggg: 31/05/2021 15:47

    Hahahaha ska korrupsion.... 100 here me shume do kete...

    Përgjigju
  • RELI: 31/05/2021 15:22

    Po ne rrethe i keni nderruar ujqrit qe pa dhjetemije lek ste falin....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?