Foto ilustruese

Ekonomi

Fillon faza e dytë, mbi 34 mijë biznese nisin zyrtarisht zbatimin e fiskalizimit

1 Korrik 2021, 10:18| Përditesimi: 1 Korrik 2021, 10:28

  • Share

Mbi 34 mijë biznese nisin sot zyrtarisht zbatimin e fiskalizimit. Kjo është faza e dytë e fiskalizimit, e cila konsiston në fiskalizimin e të gjitha faturave biznes-biznes. Pra prej sot nisin transaksionet pa para në dorë ndërmjet bizneseve, të cilët duhet të lëshojnë fatura elektronike.

Tanimë nuk do të ketë pagesë me paran në dorë për blerjet-shitjet mes biznese, por nëpërmjet llogarive bankare. Ndërkohë faza e parë ka nisur në 1 janar për marrëdhëniet biznes-shtet, ndërsa faza e fundit është parashikuar të filloj në 1 shtator biznes-konsumator.

Me implementimin e këtij sistemi çdo transaksion do të regjistrohet në kohë reale duke i dhënë mundësinë administratës që të identifikojë më shpejt rastet e abuzimeve.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?