Eugent Bushpepa

Sot në Lisbonë nis Eurosong 2018, Eugent Bushpepa do të ngjitet në skenë i treti

8 Maj 2018, 15:57| Përditesimi: 8 Maj 2018, 15:59

  • Share

Festivali Europian i Këngës do të nis sot natën e parë gjysmëfinale, ndërsa do të mbahet tre ditë rresht, ku gjysmëfinalja e dytë do të mbahet më 10 maj dhe nata finale më 12 maj. Shqipëria pjesëmarrëse në këtë festival që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë do të përfaqësohet me këngën “Mall” të Eugent Bushpepës, i cili do të ngjitet i treti në skenë.

Gjatë performancës së tij, Bushpepa do të shoqërohet nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Në festivalin e këtij viti, në garë do të jenë tre shqiptarë që do të përfaqësojnë vende të ndryshme.  Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, do të garojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.

Në natën e parë gjysmëfinale konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Komento

Komente

  • Kafsha: 08/05/2018 16:16

    Go Eugent!❤️ Go Ernal!❤️

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?