Sot në Lice, Mogol, Preziosi dhe Carrocia! ‘Gravity’ e Preljocaj, edhe këtë mbrëmje në ‘Opera’! Ushtari ‘Vojcek’, rikthehet në ArTurbina! Dhrami në FAB!

28 Shtator 2023, 11:05| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 11:20

  • Share

Art, kulturë dhe spektakël, në vijim, rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

1.Në Liceun Artistik (Salla e Koncerteve) mbahet sot në orën 21.00 koncerti "Emocione-Jeta ime në këngë" me protagonistë artistin e njohur Mogol,  si dhe të ftuar aktorin Alessandro Preziosi dhe kantautorin Gianmarco Carrocia.

2.Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit Bashkëkohor i drejtuar nga Angelin Preljocaj, vijon të shfaqë edhe këtë mbrëmje në orën 19.00 në skenën e Teatrit të Operas, baletin e tij "Gravity".

3.Në kërkim të identitetit të tij njerëzor, ushtari "Vojcek" zhbirilon problemet që gërryejnë shoqërinë. Drama e Georg Büchner, me një kast të përzgjedhur aktorësh e regji të Kuniaki Ida-s, rikthehet nga sot deri të dielën në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar në ArTurbina.

4.Pret vizitorët deri në 4 tetor në galerinë "Fab" në Tiranë ekspozita personale e artistit Mumtas Dhrami  "Kujtime nga Kina, 1967".

5.Me 192 produksione premierë në Shqipëri, Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Tirana Film Fest”(TIFF),  në këtë edicion të 21-të, vijon sot të shfaqë nga ora 10.00 deri në orën 22.15 video e filma artistikë, dokumentarë, filma të animuar, në Liceun Artistik, kinema ‘Millenium’ dhe Qendrën dhe Artit “Agimi”.

6.Në kuadër të edicionit të 8-të i Festivalit "Takimi Kombëtar i orkestrave të harqeve, muzikës së dhomës dhe krijimtarisë së saj", performon sot në orën 19.00 në teatrin 'Skampa' në Elbasan orkestra e harqeve "Aleksandër Moisiu".

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?