Sport

Sot në Euro 2020, në fushë grupi i 'ferrit', spikat Francë-Gjermani! Portugalia e nis aventurën me Hungarinë   

15 Qershor 2021, 12:18| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 13:03

  • Share

Në ditën e pestë të Euro 2020 zbresin në fushë skuadrat e grupit F që është cilësuar si grupi i “ferrit”. Në mbrëmje në Mynih luhet Francë-Gjermani një sfidë për tu parë e shijuar mes dy ekipeve favorite për fitoren e trofeut. Kampionët e botës në fuqi kanë 16 fitore në 20 ndeshjet e fundit dhe kanë një sulm të frikshëm me Griezmann, Benzema e Mbappe. Trajneri Didier Deschamps kërkon nga futbollistët e tij që të jenë të kujdesshëm dhe efektiv si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Formacionin tekniku tashmë e ka vendosur dhe Franca është e pamposhtur në 5 ndeshjet e fundit që ka luajtur me Gjermaninë.

Ekipi i Joachin Loeë është gati për sfidën e parë që do ta luajë në shtëpinë e tij në Mynih duke nisur nga ora 21:00.Trajneri i pancerave e vlerëson ekipin rival dhe thotë se të dyja skuadrat kanë sulm të rrezikshëm por kërkon përqëndrim në çdo moment.Me skemën 3-4-2-1 do të zbresë në fushë Gjermania ku formacioni thuajse është i përcaktuar dhe në majën e sulmit do luajnë Muller,Gnabry dhe Havertz. Më shumë se 14 mijë tifozë do shijojnë në stadium spektaklin e Francë-Gjermani.

Më herët në fushë duke nisur nga ora 18:00 po për grupin F zbret Portugalia kampionia në fuqi. Hungaria në shtëpinë e saj në Budapest sfidon luzitanët përpara 60 mijë tifozëve pra praktikisht me stadiumin e mbushur plot. Cristiano Ronaldo do të luajë evropianin e pestë por thotë se ndihet sikur të ishte i pari dhe është shumë i përqëndruar. CR7 kërkon trofeun e dytë radhazi edhe pse sqaron se skuadra ka shumë elementë të rinj.

Hungaria nuk e ka mposhtur asnjëherë Portugalinë në 13 ndeshje dhe skuadra është shumë më e re krahasuar me atë që morri pjesë në Euro 2016. Por mbështetja e tifozëve mund t’u japë futbollistëve një shtysë më shumë./Përgatiti Andi Kapxhiu

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?