Politikë

Meta në Report Tv: Mes meje dhe Ramës s'do ketë më kurrë bashkëpunim! Në 'vendore' opozita të dalë me 1 kandidat! Berisha duhet të jetë më i interesuari

29 Shtator 2022, 10:55| Përditesimi: 29 Shtator 2022, 21:24

  • Share

TIRANË- Pak muaj nga zgjedhjet vendore, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta sheh bashkimin e të faktorëve të opozitës, si rrugën e vetme për të përmbysur atë që ai e quan regjimin e Edi Ramës. Në emisionin “Kontrast” në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Meta e drejtoi fokusin tek marrja e bashkive në zgjedhjet vendore, ndërsa gara brenda opozitës në këtë proces, do të përqendrohet te Këshillat Bashkiakë.

“Çdo forcë politike në zgjedhjet vendore do ta testojë peshën e saj në këshilla bashkiakë. Në këtë drejtim PL ka objektivat e saj tepër ambiciozë. (...)Qëndrimi ka qenë i qartë, për ne ka rëndësi të jenë 61 kandidat më të mirë të mundshëm në çdo bashki. PD duhet të jetë edhe më interesuar, duke qenë një parti më e madhe duhet të ketë përgjegjsi më të madh e për këtë rezultat. Kjo është një mundësi që nuk mund të nënvleftësohet as nuk mund të humbitet”, deklaroi Meta.

Edhe pse e sheh si figurën më të qëndrueshme politike, kryetari i Partisë së Lirisë duket se nuk ka besim absolut te aleati i tij kryesor Sali Berisha.

“Unë kam besim te bindjet e mia, te idetë dhe karakteri im dhe padyshim që unë bashkëpunoj me ata që janë dhe jo me ata që unë do ëndërroja të ishin dhe e kam bërë të qartë. Fatkeqësi që në Shqipëri akoma pas 27 viteve, politikani më serioz mbetet Berisha”, tha kryetari i Lirisë.

Në Report Tv, Meta garantoi se kurrë e në asnjë rrethanë, nuk do të bashkëpunojë më me Edi ramën.

“Nuk mund të ketë me kurrë bashkëpunim me Ramën”, tha ai.

Në proces hetimi nga SPAK për një sërë akuzash, kryetari i Partisë së Lirisë shprehet i gatshëm për t’u përballur me drejtësinë, edhe pse thotë se është e kapur nga qeveria.

“Në këtë planet nuk kam bërë kurrë shkelje ligji, në një planet tjetër nuk mbaj mend të kem qenë, SPAK të bëj punën e tij. Çdo thirrje që do më bëhet do i përgjigjem me disponibilitetit më të madh”, deklaroi Meta.

Marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, i sheh në një nivel më të lartë se me ambasadoren Yuri Kim. Në fund, ish-presidenti nuk ndihet i rrezikuar as nga projektligjet e depozituara në Kuvend për dosjet, edhe pse sheh si një përpjekje për diversion nga mazhoranca.

Ora 19:18
Nismë për ta larguar nga politika? Meta: Asnjë lloj ligji s’ma penalizon dot karrierën time

 

Duke komentuar nismën për hapjen e dosjeve, Ilir Meta thotë se nuk ka asnjë liigj që i penalizon karrierën e tij politike.

"Asnjë lloj ligji nuk mund ta penalizojë karrierën time politike. S’kam interes të shoh asnjë ligj sa i takon të kaluarës, i kanë bërë vetë siç kanë dashur, edhe kur ka qenë PD, Rilindja. Ai rast është në prokurori do ndiqet, është një falsifikim i qartë, manipulim. Nuk mund të them se jam dakord se nuk e kuptoj se ca di zgjidhin këto ligje që nuk u zgjidhën në 30 e ca vite. I shërbejnë Ramës, se do të shmangë vëmendjen nga inceneratorët, nga kriza e energjisë. Ai ka instrumentet për ti zbatuar këto ligje sipas qejfit të tij. Vettingun në drejtësi e kërkoi PD, kush po e bën vettingun? Rilindja. A ka njeri në Shqipëri nuk e di këtë gjë. Bëhet sipas listës që i çon Rama", tha Meta. 

Ora 19:00
Ka zbutur marrëdhëniet me Kim? Ja si përgjigjet Meta

 

Pas vizitës së ambasadores Yuri Kim në selinë e Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se marrëdhëniet me SHBA-në i ka pasur gjithmonë të mira dhe sipas tij nuk kanë qenë krisur asnjëherë.

“Marrëdhëniet e mia e kam thënë, kanë qenë dhe mbeten gjithnjë shumë të mira. Po me ambasadoren? Besoj se janë mjaft korrekte dhe të hapura”, tha Meta.

Ora 18:46
Meta: Në këtë planet nuk kam bërë kurrë shkelje ligji! Do i përgjigjem çdo thirrjeje të SPAK

 

Ilir Meta deklaron se nuk ka shkelur kurrë asnjë ligj në jetën e tij, prandaj thotë se nuk i trembet një thirrjeje nga SPAK.

“Në këtë planet nuk kam bërë kurrë shkelje ligji, në një planet tjetër nuk mbaj mend të kem qenë, SPAK të bëj punën e tij. Çdo thirrje që do më bëhet do i përgjigjem me disponibilitetit më të madh dhe çdo pyetje që do më bëjnë përgjigjen do ua bëj publike publike, se ca përfaqëson ai sistem drejtësie besoj se e shohin të gjithë”, tha Meta.

Meta komentoi edhe çështjen në Gjykatën e Tiranës sa i përket drejtimit të Partisë Demokratike duke vlerësuar lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për t’u rikthyer në krye të partisë. Meta nënvizoi se lëvizjet e Bashës ka qenë të koordinuara me ato të kryeministrit Edi Rama duke dëmtuar të gjithë opozitën.

“Ne kemi ndjekur një proces të hapur dhe transparent të zotit Berisha që u quajt foltore. Kemi një festë të tyre që ndodhi në 11 Dhjetor në stadiumin kombëtar. Kemi edhe disa ngjarje si 8 Janari apo kongresin me 2 mijë karrige dhe 5 mijë delegatë. Kemi edhe një dekret të 6 marsit që tregoi se ku është dhe kush PD në të vërtetë. Ne kemi një shembull, bastion më i fortë i PD në Shqipëri është Shkodra që është qyteti më i madh dhe më demokratik.

Nëse shikojmë raportin e forcave atje është 4 me 1. Kështu që ky është një debat i ezauruar. A mund të ishin bërë më shumë përpjekje nga Berisha për të afruar më shumë persona. Mendoj që po, në çdo kohë mund të bëhet më shumë. Por a nuk e dimë ne s ai vendosur ka qenë Basha në rolin e tij në shërbim të Edi Ramës?! Unë di shumë mirë për shkak të veprimeve të tij të koordinuara me Ramën si është djegia e mandative, mosmarrja pjesë në zgjedhjet lokale. Në këtë drejtim është e qartë se një pjesë e këtyre njerëzve janë peng”.

Ora 18:30
Zgjedhjet vendore, Meta: E gjithë opozita të dalë me një kandidat! A është dakord Berisha? Ai duhet të jetë më i interesuari

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i bën thirrje të gjithë opozitës që të dalin me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore. Meta tha se qëllimi i tyre është që të marrin shumicën në këshillat bashkiakë.

“Kam përshtypjen se qëndrimet e mia si kryetar i PL kanë qenë të qarta. Çdo forcë politike në zgjedhjet vendore do ta testojë peshën e saj në këshilla bashkiakë. Në këtë drejtim PL ka objektivat e saj tepër ambiciozë. S ai takon kandidatëve do ishte normale të kishte edhe 2-3 kandidatë si në çdo vend normal. Ne jemi në kushte e një shteti mafioz dhe kjo i imponon opozitës së vërtetë, nuk flas për segmentet e këtij regjimi mafioz, i imponon që të dalë me një kandidat të përbashkët në çdo bashki. Padiksutim, Qëndrimi ka qenë i qartë, për ne ka rëndësi të jenë 61 kandidat më të mirë të mundshëm në çdo bashki.

I pyetur nëse Sali Berisha është dakord që të dalin me një kandidat, Meta thotë se Berisha duhet të jetë më i interesuari.

PD duhet të jetë edhe më interesuar, duke qenë një parti më e madhe duhet të ketë përgjegjsi më të madh e për këtë rezultat. Kjo është një mundësi që nuk mund të nënvleftësohet as nuk mund të humbitet.

Ora 18:24
Meta: Rama s’është bosi! Ai është marrë peng nga krimi e ndërkombëtarët, në presion të borxheve të tij personale

 

Ilir Meta në cilësinë e kryetarit të Partisë së Lirisë tha se nuk është i mendimit që Sali Berisha duhet të tërhiqet, por e cilësoi si një sakrificë të tij, që u rikthye në krye të PD-së.

“Berisha ka bërë një sakrificë të madhe që është rikthyer në politikë aktive ka marrë drejtimin e PD në mënyrë demokratike dhe nga pikëpamja e procedurave dhe parimeve, nuk mendoj se kjo është një sakrificë e vogël se mund të kishte bërë një zgjidhje personale dhe do i duhet të bëjë çdo sakrificë që është triumfi i opozitës”, u shpreh kryetari i Partisë së Lirisë.

 Meta tha se kryeministri Edi Rama është peng, pasi ka tutor duke nisur që nga krimi i organizuar ashtu edhe ndërkombëtarë.

“Rama duket sikur është bosi i regjimit, por edhe peng se ka tutorë të tjerë dhe ai është i marrë peng, që nga përfaqësues i krimit, ndërkombëtar, rajonal, ata që e urdhërojnë e komandojnë, që të bëjë veprime jo në interesin kombëtar, në presion të borxheve të tij, PD, forca kryesore e opozitës dhe ka përgjegjësitë më të mëdha, sepse është krijuar si një parti e interesit kombëtar”, tha Meta.

Ora 18:18
Rikthimi në politikën aktive, Meta: Do pranoj çdo lloj posti në ekzekutiv

 

Ilir Meta është shprehur se është rikthyer në politikën aktive dhe këtu nuk e ka përjashtuar edhe çdo pozicion të mundshëm, nga deputet apo edhe ministër edhe kryeministër, ndonëse është ndër të rrallët persona në politikë që i ka marrë të gjitha postet. Ai tha se synon çdo  lloj pozicioni aktiv në varësi të asaj që do të vendosin qytetarët.

“Çdo lloj pozicioni aktiv, në respekt të votës që qytetarëve shqiptar”, tha Meta.

Ora 18:17
Meta në ‘Kontrast’: Mes meje dhe Ramës, s’do ketë më kurrë bashkëpunim! Beteja ime sapo ka filluar

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në Report Tv se mes tij dhe Edi Ramës nuk do të ketë më kurrë asnjë bashkëpunim. Meta thotë se beteja e tij sapo ka filluar dhe se do të jetë në krye të saj për 25 vite me qëllim që të rikthejë demokracinë në vend.

“Nuk mund të këtë bashkëpunim me Ramën. Kjo është një çështje e qartë, njëri që shkel në mënyre të përsërit interesin kombëtar provokim shtetësinë, institucionet e Kosovës, kur ato kanë më shumë nevojë se kurrë për mbështetjen e Shqipërisë. Beteja ime sa ka filluar në 25 korrik. Në 25 vite do jem në krye të betejës për të rivendosur demokracinë për të dhënë Shqipërisë drejtimin e duhur.

I pyetur nëse ka si qëllim që të marrë lidershipin e opozitës, Meta tha se do vetëm që t’i rikthejë vendit rendin kushtetues dhe për këtë është gati të bashkëpunojë me çdo faktor të opozitës.

Këto janë në kuadrin e diversioneve të rilindjes. Sa i takon çështjes së energjisë  e pamë që një politikan që u shfaq si i ri, Basha kishte energji vetëm për ët gënjyer, për të parë interesin personal dhe kurrë interesin kombëtar apo forcës politike që ai trashëgoi. Në rast të zotit Berisha këtu është si të flasim për moshën e rolandës ndërkohë që ia vazhdon dhe është më në formë se kushdo tjetër. Qëllimi im nuk është të luftoj për të marrë lidershipin e opozitës, është i qartë, qëllimi është përmbushja  e një misioni për të cilin jam thërritur. 25 prilli ishte e qartë se ishte përpjekje finale për ekzekutimin e pluralizmit politik, kthimi im për të rivendosur rendin kushtetues, për ti kthyer vetëbesimin popullit të Shqipërisë. Do bashkëpunoj me faktorët që janë në opozitë që nuk duan të jenë peng të një shteti që nuk ekziston.

Ora 18:08
Operacioni për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje, Meta në Report Tv: Show i Ramës, sa herë ka zgjedhje

 

Kryetari i Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar operacionin e nisur nga qeveria për sekuestrimin e katave pa leje dhe vënien e tyre në shërbim të shtetit, si një shoë të kryeministrit Rama.

“Sa herë vijnë zgjedhjet bëhen kërcënime për prishje, gjitha ndërtimet që janë lejuar të ndërtohen pa leje nuk janë të rëndësishme, se kur e sheh një kotec në Vlorë, i shikon edhe të gjitha katet në mes të Tiranës, ku ai është gjithë ditës, jemi në kuadrin e një shoë, një shkatërrimi të ligjshmërisë dhe të pengmarrjes së qytetarëve të thjesht që u bëhet e pamundur që të marrin një leje për të rregulluar një dritare”, tha Meta.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tma Rush: 30/09/2022 09:27

    Po pse mor bir kurve su komentua. Smer vesh ti mor MUTI MADH që ti thua su komentua e komentohet.. u komentua, u komentua, u komentua e tna hash një top të madh muti.

    Përgjigju
  • zani: 30/09/2022 06:07

    si mund ti jepet vota ketij pisi nuk e kuptoj....

    Përgjigju
  • Andonia: 29/09/2022 20:24

    Po mir more maskara kush te tha ty qe Rama do qe te bashkepunoj me ty Rama as qe te llogarit fare morrer hajdut Ty tani edhe kriminel Saliu spo ta varr Prandaj ben mir mos dalesh me ne televizor se sa del ti ne ndrojme kanalin se na e shemton

    Përgjigju
  • Ledi: 29/09/2022 19:18

    Meta ka te drejte qe thote me Ranen nuk di jete kurre bashkepunim ,se ne 2013 ishte budalleku i Rames qe beri koalicion me ty dhe encive qeverine me ministrat qe vure me pazare per koncensiobet dhe te thera afera.Ne 2013 ti nuk do merrje asnje deputet me ate qe ndodhi ne 21 Janar .Socualistet i ke henget mbas shpine gjithe heten .Kete ta tha dhe Nano perball teje . Te shohim zgjedhhet qe do vine sa do marresh ti dhe qoftelargu

    Përgjigju
  • Fshatari: 29/09/2022 18:39

    Filluat nga e para me kete hajdutin e floririt ju. Kete surrat do shikojme perdite e tere diten.

    Përgjigju
    • Drejtesia popullore: 30/09/2022 02:45

      Te genjen mendja se do jesh ne politike dhe fsktor. Njerezit nuk duan te te shohin me sy si familje. E kupton qe urrehesh dhe kjo eshte nje gje evidente. Ti je dhe do jesh jashte politikes gjithmone. Femijet i shkollove jashte, le te punojne andej, po qene te zotet. Por nuk jane. Jane shkolla te blera. Qelnesire, mbaro pune me drejtesine, pastaj shohim.

    • UKU MOMLIT: 29/09/2022 20:05

      Çte bejme o Fshatari,ky mostra dhe saliviçidoli jane DY MIQTË E MËDHENJ TE EDVINRAMËS....duam sduam keta na mbeten dhe keta nuk lene alternative apo njeri tjeter te bej hije mbi kryeministri,presidence e kuvend...

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?