Sot ndeshja Shqipëri-Çeki, tifozët nga të gjitha trevat mbërrijnë në Tiranë për ndeshjen! Sheshi ‘Skënderbej’ e stadiumi, vendet e emocioneve të mëdha

12 Tetor 2023, 15:58| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 16:09

  • Share

Tema kryesore e bisedave në tavolinat e shqiptarëve sot është sfida e Kombëtares ndaj Republikës Çeke. Emocionet e mëdha të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 qytetarët thonë se kanë vendosur t’i ndajnë me miqtë e familjarët në stadiumin Air Albania apo në sheshin “Skënderbej” ku është vendosur një monitor i madh.

“Vetëm pak orë na ndajnë nga ndeshja kualifikuese mes Kombëtares dhe Çekisë për Kampionatin Evropian 2024.”

Shqiptarët presin një sfidë të luftuar mes kuqezinjve dhe ccekëve për eliminatoret e EURO 2024 në ‘Air Albania’ por pjesa dërrmuese pret fitore. 

“Do fitojmë medoemos....ca mendojnë se rezultati do te dale 2 me 1 , ca 2 me 0, ca barazim 1 me 1”, tha një tifoz.

Qindra tifozë nga Kosova nga Tifo grupi  "Plisat" kaluan sot kufirin Kosovë -Shqipëri duke krijuar atmosferë festive në Morinë.

Ashtu si çdo ndeshje edhe këtë radhë tifozët nga Kosova, të Luginës se Preshevës dhe Maqedonisë se Veriut të organizuar do të jenë në stadiumin "Air Albania" për ndeshjen.

Sink 2 kosovare ne sheshin Skënderbej.

Majkëll i cili ka ardhur nga Çekia për të parë ndeshjen mendon ndryshe për rezultatin.

“Padyshim  do  të fitoj Çekia, rezultati 2 me 0 për ne. Do ta ndjek ndeshjen në stadium.”

Tifozët që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë në stadium do të mund ta ndjekin ndeshjen në sheshin ‘Skëndërbej’ nëpërmjet këtij monitori të vendosur në shesh. Të tjerë thonë se do ta ndjekin ndeshjen nën shoqërinë e miqve dhe familjarëve në bare apo shtëpitë e tyre.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?