TIRANË- Kombëtarja mundet në ‘Air Albania’! Kuqezinjtë kanë konfirmuar edhe në këtë ndeshje se lëshojnë shumë ne pjesën e dytë. Pas 45 minutave të parë të jashtëzakonshme djemtë e Rejas kanë zhgënyer në të dytën duke u mundur me Izraelin 1-2 në Tiranë.
Kjo sfidë e dytë e Ligës së Kombeve, e velfshme për Grupin 2 të Ligës B, ka lënë Shqipërinë me vetëm 1 pikë, pas barazimit me Islandën, ndërkohë që izraelitët kanë marrë 3 pikë në kryeqytetin shqiptar duke shkuar në 4 pikë në vendin e parë. Grupi kryesohet nga Izraeli me 4 pikë në 2 ndeshje, teksa Islanda ka arritur të sigurojë 2 pikë.
Në sfidën e sotme Armando Broja shënoi gol me penallti në pjesën e parë, por në pjesën e dytë Izraeli shënoi dy gola me Solomon në minutën e 57-të dhe të 73-të. Duelin e radhës Shqipëria do ta luaj më 24 shtator në Izrael. Aventura në Ligën e Kombeve, do të mbyllet në “Air Albania” ndaj Islandës.
Armando Broja, autori i golit të vetëm të Shqipërisë ndaj Izraelit, në humbjen 1-2 në shtëpi në Nations League. Ai ka folur për mediat pas ndeshjes dhe nuk e ka fshehur zhgënjimin.
“I kënaqur me golin? Unë them që jo, sepse nuk e kemi fituar ndeshjen. Nuk është vetëm shënimi i golit, është të luajmë mirë dhe të fitojë ekipi. Jemi përmbysur dhe është diçka që duhet diskutuar në grup. Duhet të jemi më të përqëndruar dhe më të fokusuar për të ruajtur fitoren. Luajtëm me tri sulmues në fund sepse po humbisnim. Trajneri provoi gjithçka për gjithçka në minutat e fundit, është zgjedhja e tij. Unë nuk kam çfarë të them, me 2 apo me 3 sulmues. Duhet të barazonim, por unë nuk ia dola të shënoja sërish.
Normale që duhet të pasoj më shumë, është lojë kolektive. Por ndonjëherë, duhet të rrezikojmë dhe të mbajmë topin. Kur jam brenda në fushë, nuk jam tifoz, jam lojtar që shoh një hapësirë dhe tentoj të futem. Në atë moment, nuk funksionoi. Por e rëndësishme është të provosh. Kështu bëhet një lojtar i madh, duke guxuar dhe duke mësuar nga gabimet.
Sot nuk bëra mirë, sepse humbëm, por në pjesën e parë bëmë shumë mirë. Në pjesën e dytë, u tërhoqëm dhe pësuam dy gola. Nuk ishin gola që duheshin pësuar, por në fund ka vlerë rezultati dhe ne humbëm” – tha ai.
Kombëtarja kuqezi ka humbur në përballjen me Izraelin.
Izraeli kalon në avantazh, shënon golin e dytë në minutën e 72
Izraeli barazon 1-1 në minutën e 57
Kombëtarja kuqezi ka kaluar në avantazh në përballjen me Izraelin në ‘Air Albania’
Një koreografi e jashtëzakonshme ka qenë nga tifozeria kuqezi në shkallët e stadiumit 'Air Albania' teksa është duke luajtur ndeshjen me Izraelin, i vlefshëm për Ligën e Konferencës.
Në stadium kanë mbërritur mbi 17 mijë tifozë,të cilët pritën me një duartrokitje të ngrohtë futbollistët në momentin e zbritjes në fushë.
Teksa po ekzekutohej himni i Shqipërisë, tifozët “Kuq e Zi”, hapën në tribunën e tyre një banderolës ku në një televizor, shfaqej harta e Shqipërisë së madhe, teksa brenda tij shkruhej “Shtetet e Bashkuara të Shqipërisë”.
Tifozët kuqezi kanë hedhur shirita të bardhë në fushë. Nisja e ndeshjes është shtyrë derisa të pastrohet fusha nga shiritat e bardhë
Humbja e ndeshjes eshte e pa pranueshme per kombetaren
PërgjigjuPer mendimin tim Shqiperia duhet penalizuar,dhe oeganizatoret duhet ndershkuar.
PërgjigjuÇfar punet ka ketu Islamiket mo B.Q re
PërgjigjuIslamiket nuk bejne kurr shtet e jo me futboll
PërgjigjuPo nrm qe do rrifen, se kshu eshte kur pabuksave i duket vetja sikur ca jane. Ju mbush barku me buke ktyre katnarve e tani lujne gjithe pordhe, nuk kan lujt asnjiher me zemer e shpirt
PërgjigjuReja duhet urgjentisht te shporret nga drejtimi i Kombetares.
PërgjigjuI kid Albania .... with love!
PërgjigjuBravo Izraelit….
PërgjigjuKombetare leshi se meriton te futen me ne ate stadium, Pa gjak Pa moral ate plakun Italian duhet ta hypni sonte ne traget.
PërgjigjuPLAKU KA 30 VJET QE LUAN ME 3-5-2. HYSAJ KA MBARUAR(DUKET DIFERENCA ME BALLIUN). "DIKTATORI" I JEP PLAKUT 11 LOJTARET,SEPSE ESHTE KOHA E MERKATOS...DHE KA %.....
Hajd nëmpudh sëmës vafshit legena që hapeni bythës sikur jeni Brazili dhe jo Shqipëria
PërgjigjuEdhe ne kete ndeshje duket pislliku i Dukes dhe i Frangajt duhet te fitojne para nga mos transmetimi direkt per popullin shqiptar
PërgjigjuEdhe ndeshja me Izraelin nuk do te transmetohet ne RTSH. Atehere le te mbyllet perfundimisht nuk na duhet se mw taksat tona mbahet.
PërgjigjuDuka ja ka dhene Supersportit te drejten televizive.